Dhimbje Fyti Alergji Sezonale

Question

Vuaj nga alergjia sezonale por kte vit me eshte shtuar dhe dhimbja e fytit kur pertypem kam rreth 17 dite me dhimbje dhe shoh qe pjesa e brendshme e gojes me esht skuqur.

Nuk kam perdorur asnje medikament por tani po behet e padurueshme…. ju lutem ndonje keshille

Answer ( 1 )

    0
    2021-05-31T07:51:54+00:00

    Pershendetje,

    Do te ishte mire nje foto e fytit te skuqur.

    Per momentin, do ju rekomandoja:
    – gargar me uje te ngrohte e kripe dhe higjene te goje
    – spray Propolis ose Menthodex lozenges (3-4 here ne dite)
    – multivitamina per shtim te imunitetit te tipit Immune Biotix ose Immuforte 1 tablete ne dite
    – paracetamol 500 mg 2 here ne dite edhe pse nuk keni temperature (paracetamol e vazhdoni jo me shume se 3-4 dite)
    – sa me shume lengje (uje, cajra -te ngrohte e te ftohte, lengje frutash te fresketa te stines)
    Ne rast se nuk keni permiresim, atehere ju duhet vizite direkte me mjekun ORL se mbase ju duhet te filloni ndonje antibiotik.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje