Dhimbje kembesh

Question

Mirmrama jom nje vajz 22 vjeqare dhe punen e kam ne kompjuter, kom dhimbje qafe dhimbje ne doren e majt jo te renda por shqetesuse, duket sikur po me ec diqka neper trup sidomos  neper kemb. Kam edhe djesi shpimi ne trup miza miza ne duar dhe kemb. Kam qen te mjeku me ka then se kam munges vitaminash dhe probleme me unazat e qafes, por prap jom e shqetsuar perse me duket sikur me ec diqka ne kemb dhe duar, gjithashtu kam mpirje te leht ne duar dhe kemb, ju lutem me tregoni nga vin keto dhimbje?

Answer ( 1 )

    0
    2019-12-25T20:17:22+00:00

    Pershendetje,

    Duke pare aktivitetin tuaj te ulet fizik, e qendrimin gjate perpara kompjuterit, dhimbje e qafes , e duarve dhe mpirja qe ndjeni ka te beje me:
    -qendrimin gjate ulur, pa levizur
    – mungese e aktivitetit fizik
    – pozicionimi i keq gjate punes ne kompjuter sidomos te shpines dhe duarve e kembeve varur

    Te gjitha keto ndikojne ne mosqarkullimin e mire te gjakut. Kjo shkakton grumbullimin e produkteve te metabolizmit ne periferi pa mundur te pastrohen mire nga trupi duke dhene te tilla dhimbje si keni ju.
    Plus pozicionimi jo mire gjate qendrimit ulur, mund te shkaktoje shtypje te nervave e deformime te shtylles me rezultat problemet qe ju keni.

    Si keshille, mund t’ju them si me poshte:
    – punen para kompjuterit duhet ta vazhdoni, ama duhet te bene pushime te shkurtra sa per te vene pak trupin e kembet ne levizje.
    – here pas here beni disa ushtrime te lehta rrotulluese e levizjeve te duarve e kembeve kur beni keto pushime
    – hani shendetshem, dhe konsumoni vakte te rregullta te ushqimit
    – merrni suplemente me baze magneziumi te tipit te Dival i cili permban pervec magnesiumit te gjithe gamen e vitaminave dhe mineraleve te pershtatshme ne karencat si ne rastin tuaj.

    Per te perjashtuar problemet me shtyllen kurrizore, do ju rekomandoja te flisnit me pare me ortopedin dhe per te vazhduar me ekzaminimet diagnostikuese si grafi e shtylles kurrizore apo dhe MRI (rezonanca). Por me pare duhet te flisni me ortopedin. Nderkohe vazhdoni me keshillat e dhena dhe me marrjen e suplementeve me baze magnezi te tipit te Dival.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje