Dhimbje ne lattisimus doris

Question

Pershendetje doktoresha

Kam nje dhimbje tek pjesa e vijezuar me te kuqe ne fotografi .

Lattisimus doris , tek shpatullulla pak me poshte.

Po ben 3 dite , Kur leviz trupin edhe qafen kur e ul poshte ose kur bej levizje anesore me jep dhimbje te medha gati t me lere pa fryme . Ose ber kur frymarrje t forte mund t jape dhimbje edhe te bllokon t ndal frymen . Mendova mos kam kepytje mishi edhe mora ngjitese ne farmaci e kam vendos 2 cope mirpo nuk po me kalon .

I vura shkas keputje mishi sepse jam kapur tek nje peme me krahun e djathte por nuk kam ndje gje per momentin , pas 2 ose 3 oresh me filloi pak dhimbje e lehte . Pastaj te nesermen me kishte bllokuar komplet .

Nuk e di cfare t perdor sepse kam dhimbje te tmerrshme .

Ju lutem me sugjeroni dicka

Faleminderit

Answers ( 2 )

    0
    2020-09-26T19:28:03+00:00

    Pershendetje,

    Me vjen keq per shqetesimin qe po kaloni. Ne te njejten kohe, me vjen shume mire qe ju arrini ta lokalizoni mire dhimbjen tuaj. Kjo na ndihmon dhe ne te kuptojme me mire gjendjen tuaj.

    Tani, si dhimbje duket muskulore, por ajo qe nuk me pelqen eshte ankesa juaj qe kur merrni fryme thelle, ju duket sikur ju bllokohet frymemarrja. Tani jane 2 gjera qe duhen sqaruar ketu:
    – inflamimi i muskujve intercostale
    – ose ndonje thyerje kocke

    Keshtu qe per mua te beni nje grafi te kraharorit (ro-grafi thorax) per te vleresuar e perjashtuar krisje te brinjeve. Ju duhet dhe nje ekzaminim i mire fizik (degjim me stetoskop) i mushkerive.

    Nese konfirmohet problemi muskuloskeletal, atehere, une zakonisht rekomandoj:
    – mosperdorimin e anes se prekur deri ne qetesimin e dhimbjes
    – vendosje te jastekut anash dhe midis gjunjeve kur flini ne menyre qe te rregullojme tendosjen e muskulatures se shpines qe te mos keni dhimbje naten
    – aplikoni ne menyre te alteruar kompresa te ngrohta dhe te ftohta ne zonen e prekur, disa here ne dite ne seanca 15 minuteshe
    – vendosni krem piroxicam ose ketoprofen per te lehtesuar dhimbjen
    – kombinimi me krem muskul-relaxant (thiocholchoside) mund te lehtesoje me mire dhimbjen
    – perdorni magnesium (jo me shume se 400 mg ne dite ) per te lehtesuar tendosjen e muskujve
    – fizioterapia (masazhi) eshte gjithashtu shume i vlefshem. Une u rekomandoj pacienteve te mi te perdorin vajra esenciale si vaj livando ose vaj ulliri gjate seancave te fizioterapise.

    Ne pritje te pergjigjeve te ekzaminimeve te kerkuara.
    Te shkuara. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

  1. Sorry, this is a private answer.

Lër një Përgjigje