Dhimbje te forta te kyceve te kembeve.

Question

Mirdita. Kam mamane eshte 70 vjece. Gjithmone i kane dhembur kembet por ka qe vjet ne dhjetor qe ka dhimbje shume te forta te kyceve te kembeve. Kembet i enjten te kycet. Dhimbjet jane aq te forta sa nuk fle dot gjum naten. Ka raste qe nuk fle dot edhe 2-3 dite rresht. Fle vetem ndonje ore diten. Dhimbjet zakonisht i pushojne vetem kur pine 2 tramadol . Çfare me sugjeroni.

Answer ( 1 )

    0
    2021-07-21T10:00:34+00:00

    Pershendetje,

    Me vjen keq per dhimbjet qe ndjen mamaja juaj. Askush nuk deshiron dhimbje per prinderit, shpresojme qe do i lehtesohen inshallah.

    Ne te tilla raste, mund te jete nje shperthim dhimbjesh prej nje arthriti te theksuar. Keshtu duhen disa analiza per te vleresuar reumatizmen:
    – gjak komplet me formule
    – urine komplet
    – uricemia
    – PCR
    – fibrinogjen
    – ERS
    – Rheumatoid factor (RF) – faktori rheumatoid
    – Kalcemi totale
    – Azotemi/kreatinemi

    Pasi te keni pergjigjet mund te mi tregoni, apo te shkoni direkt te konsultoheni me rheumatologun per vazhdimin e mjekimit perkates.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje