Djali me temperature te vazhduar

Question

Pershendetje, kam djalin 3 e 11 muaj e ka nje temperature qe po me shqeteson shume. Qe nje muj thuajse eshte qdo jave me temperature ka perdor Neocef mandej ne diten e 7 iu ngrit temperatira dhe ia dha doktori 3 ineksione analizat  CRP 39 ne diten e 4 prap iu ngrit temp prap ia bera analizat me dolen CRP 8 dhe vazhdoi me antibiotik Kliacef per 7 dite sot jemi ne diten e 6 te antibiotikut iu ngrit temperatura. E kisha te pediatri e kontrolloi po ai me shume me kshilloi mua mos u shqeteso djali eshte shume mire mos u shqeteso etj etj mire erdha ne shtepi tash eshte ora 2 e 37 djali po ka temp po me thot po me dhembin kembet dhe duart i ka bere grusht, jam shume e shqetesuar ju lutem ju lutem me keshilloni si te veproj jam tejet e shqetesuar per djal. Faleminderit nese e merrni parasysh kete shkrim

 

Answer ( 1 )

    0
    2022-05-19T08:41:22+00:00

    Pershendetje,

    Nese djali nuk ka dale me ftohje, mund te kete infeksion kronik te fytit apo bajameve. Per mua ti beni ASLO dhe kulturen e fytit per koke per te vleresuar nese ka infeksion nga streptokoku per te vleresuar sesi do menaxhohet me tutje.

    Ndoshta antibiotiket e perdorur nuk kane qene te duhurit per te luftuar infeksionin.

    Tani qe  i dhembin dhe kembet, per mua ti vleresoni dhe transaminazat e melcise ALT, AST, bilirubinemia, dhe CPK. Flisni per keto me mjekun tuaj pediater.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje