Djegie shputash

Question

Pershendetje!

Jam nje grua 64 vjeçe. Prej disa vitesh kam djegie te shputave te kembeve gjate nates. Ndjesia e djegies eshte e forte, shqetesuese dhe ne formen e djegies nga speci djeges. Kjo gje me sjell edhe pagjumesi. A mund te me ndihmoni ne zgjidhjen e ketij problemi ju lutem?

Answer ( 1 )

    0
    2020-12-16T09:17:14+00:00

    Pershendetje,

    Eshte shume e shpeshte djegia e shputave per moshen tuaj. Kjo ka te beje me shume arsye:
    – semundjet rheumatizmale
    – ndryshimet hormonale gjate dhe pas menopauzes
    – probleme neurologjike
    – probleme me varicet e kembeve
    – problemet me diabetin

    Per mua, duhet te beni disa analiza gjaku per te vleresuar gjendjen duke perfshire:
    – gjak komplet me formule
    – urine komplet
    – bilanc biokimik te plote
    – funksionin e tiroides: TSH, T3
    – vit.D dhe calcemine dhe elektrolitet ne gjak

    Pasi te marrim pergjigjet e analizave dhe ti analizojme, mund te vendosim per mjekimin sa me te pershtatshem.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.

    P.s. Nese do ti kryeni analizat tani, mund te kontaktoni ne:

    Rezervo një takim me mjekun Specialist

Lër një Përgjigje