Djegje dhe skuqje e syve

Question

Pershendetje.

Deshta te ju pyes ne lidhje me nje problem qe kam me syte. Gjate gjithe kohes syte me rrine te skuqur dhe kam diegje. Nga vizita qe kam bere tek mjeku oftamolog mjeku konstatoi ky problem vjen nga veshtiresia ne te pamur dhe mbingarkesa e syrit dhe me kete rast me caktoi dhe dioptrin 1 miopi. Mirpo edhe tani qe i mbaj syzet gjate gjithe kohes skuqja dhe diegja vazhdojne prar njejte. Cfare me keshilloni ju lutem.

Me rrespet. Faleminderit.

Answer ( 1 )

    0
    2023-03-08T20:17:52+00:00

    Pershendetje,

    Nese djegia e dhimbja e skuqja e syve eshte percaktuar ngaqe keni patur nevoje per syze, atehere duhet pak kohe derisa syte te mesohen me syzet e te kthehen ne gjendjen normale. Kjo shpjegon pse djegia dhe skuqja e syve vazhdon.

    Per mua, duhet ti mbani syzet rregullisht sic ka keshilluar okulisti, pasi kjo do ndihmoje ne rregullimin e simptomave.

    Nderkohe mund te perdorni pika per syte me acid hyalurinic (si tip loti artificial psh. Ialugen eye drops) per te ulur irritimin e syve (skuqjen e tyre).

    Gjithsesi, nese i mbani syzet, e persistojne djegia e skuqja per me shume se 1 muaj, duhet te rikontrolloheni te okulisti per te vleresuar me mire situaten.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje