E pergjithshme

Question

Pershendetje ! Do te doja nje shpjegim pak me te qarte apo le te themi ne menyre me popullore . Si p.sh nivelin e sheqerit , te kripes apo te yndyres ne gjak a i ka te larta apo jo . Sepse e kam pasur edhe te nje mjek tjeter por doja te konsultohesha edhe me ju . Dhe me ka thene qe nivelin e sheqerit e ka te larte , kripen dhe ushqimet me yndyra duhet ti rralloje shume .
Faleminderit per mirekuptimin . Ne pritje te nje pergjigjeje …

Answer ( 1 )

    0
    2021-04-19T08:33:13+00:00

    Pershendetje,

    Glicemia (niveli i sheqerit) eshte 101 dhe eshte plotesisht brenda normes pasi laboratori ku ka kryer analizat e ka nivelin 105 si nivelin me te larte te glicemise normale. Prandaj nuk ju kam thene qe ka problem pasi kjo vare nga disa faktore sidomos nga cfare ka konsumuar pacienti ne darke dhe kur e ka ngrene darken.

    Persa i perket yndyres, 2 jane parametrat qe ka matur : kolesteroli dhe trigliceridet, te dyja brenda normes.

    Funksioni i veshkave eshte vleresuar nepermjet kreatinemise dhe azotemise te dyja brenda normes.

    Funksioni i melcise eshte vleresuar me AST 20 brenda normes dhe temthi nepermjet bilirubines 0.76 brenda normes.

    Me sa shoh do e keni bere ne ndonje laborator spitali. Ne pergjithsi analizat e laboratorit te spitalit nuk jane te plote, thjesht disa parametra te pergjithshem.

    Gjithsesi keta parametra qe jane matur jane brenda normes pervec atyre te gjakut komplet te cituara me lart. Tjeter here kur te kryeje analizat, te mundohet te haje darke sa me heret nga ora 7 maksimumi, dhe mos te ngarkohet me ushqim, te haje nje vakt te lehte (e zeme buke me kos shoqeruar me nje frut).

    Nuk shoh asgje qe pacienti te mbaje regjim te vecante, vetem ne rast se merr ndonje mjekim apo ka ndonje shqetesim konkret per te cilat une nuk jam ne dijeni. Mjafton qe te ushqehet shendetshem e te mos ngarkohet ne kalori.

    Per sa me keni derguar, keta parametra duken brenda normes, dhe sic jua kam shpjeguar me lart.

    Gjithe te mirat.

    Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje