Answer ( 1 )

    0
    2021-07-29T08:12:06+00:00

    Pershendetje,

    Analiza qe me keni treguar eshte urina komplet, gjak komplet dhe biokimik. Dhe pashe qe ka shume probleme duke filluar nga infeksioni urinar e deri ne kripera te shumta ne urine qe mund ti kene shkaktuar gervishtje te kanaleve te urines me pasoje dhe prezencen e gjakut ne urine. Pra kjo mund te kete shkaktuar eritrosedimentin 40 nenes suaj. Pjesa tjeter e organeve si funksioni i veshkave dhe melcise eshte i ruajtur.

    Nga ana tjeter, prezenca e rruazave te kuqe ne urine pervec kriperave te urines, mund te jete e lidhur edhe me ndonje problem genital. Per kete me duhet te di nese mamaja juaj ka patur keto shqetesime :
    – kruarje ne pjesen genitale?
    – ndonje gjakrrjedhje nga trakti uro genital (periodat apo lloj tjeter)?
    – ka gjakrrjedhje nga pjesa e zorres se trashe?

    Per momentin, nena duhet te marre mjekim per infeksionin urinar me antibiotike te tipit levofloxacin apo orcipol, plus pastruese te kanaleve te urines te tipit Cranbiotix te shoqeruara me shume uje, dhe cajin per veshkat per te pakten 2 jave deri ne 1 muaj (vetem antibiotikun nuk do e marre kaq gjate).

    Gjithe te mirat.
    Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje