Eritrosedimenti dhe Trigliceridet

Question

2804789 – GESTA LLANGO 2804778 – GESTA LLANGO

Pershendetje,

Kam kyer nje check up bazik, diten e sotme dhe me sa vura re eritrosedimenti dhe trigliceridet nuk jane ne vlerat e tyre normale.

Ju lutem mund ti shikoni dhe me thoni si i vleresoni rezultatet e analizave.

Faleminderit paraprakisht,

Gesta

Answer ( 1 )

    0
    2022-06-24T10:36:10+00:00

    Pershendetje,

    Ne pergjithsi, analizat tuaja jane te gjitha ne rregull.

    Ne lidhje me shqetesimin tuaj per trigliceridet dhe sedimentin qe ju kane dale jo ne vlera normale, mund te them si me poshte:

    • niveli i triglicerideve eshte pak me i ulur se norma e pranuar nga labo ratori qe keni bere ekzaminimet. Kjo mund te vije ose ngaqe ju jeni ruajtuar nga ushqimet dhe keni mbajtur ndonje diete apo kufizim ne ushqime. Kete duhet te perjashtojme ne fillim pastaj te mendojme per probleme te tjera si tiroidja.
    • Ne lidhje me sedimentin pak te larte te verejtur, mund te them qe jane disa faktore qe ndikojne. Ne radhe te pare, duhet te di cfare shqetesimesh keni: dhimbje koke? kycesh? temperature? apo ndonje shqetesim tjeter?

    Ne pergjithsi, sedimenti i larte tregon infeksion apo ndonje inflamacion ne trup. Nese ne dime shenjat            tuaja klinike se bashkur me te dhenat nga ekzaminime klinik, mund te percaktojme shkakun e tij.

    Ngadonjehere, kur te gjithe parametrat dhe te dhenat e ekzaminimeve jane ne rregull, atehere ne kerkojme riperseritje te analizave duke kerkuar perved eritrosedimentit edhe  PCR, dhe parametrat e tjere te inflamacionit sipas gjetjeve klinike.

    Ne pritje te informacioneve te kerkuara.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje