Etje/Tharje e gojes
Pershendetje dr,
Atehere doja te interesohesha dhe per nje problem tjeter qe nuk i kam kushtuar sh rendesi por qe ka kohe qe e ve re(me shume se 2 vjet) dhe ndodh thuajse ne menyre te vazhdueshme pavaresisht regjimit ushqimor.
Ath kam etje te madhe,edhe gjate nates,me thahet qiellza.Une pi uje mjaftueshem cdo dite,minimumi 1.5 l por edhe me sh,plus edhe cajra here pas here,plus frutat.Urinimi eshte i shpeshte,nje mesatare :cdo dy ore,(edhe gjate nates shpeshhere cdo 2 ore)eshte pa dhimbje apo djegje,sasia eshte e plote gjate urinimit,ngjyra e bardhe dhe pa arome te forte pervec rasteve kur kane kaluar disa ore(5 -6 ore psh),kur aroma eshte me e forte dhe ngjyra me e verdhe.Kam menduar mos ka te bej me sasine e lengjeve te konsumuar,meqe sic thashe eshte e konsiderueshme,ne ndonje rast qe sasia e konsumuar eshte me e vogel nk ve re urinimin e shpeshte,por tharja e gojes vazhdon njesoj.Gjths ka raste sapo pije gllenjken e ujit pas sh pk minutash dua te urinoje,nuk eshte vetem ndjesi por ka shume shkarkim,se di nese eshte dicka me perthithjen e lengjeve apo nje probl tjeter.Dr doja te thoja edhe qe pavaresisht higjenes normale te gojes,shpesh gjate nates apo kur zgjohem ne mengjes dhembet sikur jn te veshur nga nje shtrese dhe aroma e gojes eshte shume e forte,e cila edhe gjate dites po njesoj nese kam qendruar disa ore pa ngrene,edhe pse kam pire.Nuk e di nese mund te kete lidhje me stomakun,edhe pse nuk ve re ndonje shqetesim serioz,pervecse kur ndonjehere e teproj me racionet,ha me sh se cduhet,kam grogesima.Kam bere edhe kontrollin e diabetit me ka dal sh mire sh nen norme.Se di nese mund te kete ndonje lidhje me melcine,nk eshte se kam ndonje shqetesim por 5-6 vjec kam kaluar verdhzen,e kam kuruar ne spital,mosha ime 27 vjece.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Urinimi i shtuar ka lidhje me sasine e shtuar te lengjeve qe konsumoni gjate dites.
Ndersa goja e thate ka 2 arsye per mua:
– reflux i stomakut
– kandidoze orale apo ndonje patologji tjeter e gojes
Edhe fjetja me goje hap e gerhitja gjate nates ndikojne ne tharjen e gojes sidomos nese keni hundet e zena gjate gjithe kohes.
Beni nje kulture te gojes per kandida per te perjashtuar kandidozen orale.
Merrni antacid te tipit Bells Antacid Mixture per te pare ndryshimin.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.