Ferritina dhe Anemia

Question
  1. Pershendetje,kam babin pacient dializes gjat analizave të kryera ferritina I del shume e larte nderkohe qe anemine e ka shum të ulet.Cfare me keshilloni ju lutem?

Answer ( 1 )

    0
    2023-07-10T20:29:13+00:00

    Pershendetje,

    Me vjen keq per situaten shendetsore ne te cilen gjendet babai juaj.

    Një nivel i lartë i ferritinës (kupa e rezervës së hekurit në trup) dhe një nivel i ulët i hemoglobinës (i cili mund treguar për anemi) mund të tregojë për një gjendje të quajtur “anemia e mbingarkuar me hekur” (hemochromatosis). Kjo është një sëmundje e trashëgueshme që shkakton mbledhjen e tepërt të hekurit në trup. Megjithatë, me duhet te shoh te gjithe parametrat ne analizat e gjakut qe keni bere ne menyre qe të bëjmë një diagnozë të saktë.

    Në rast se babin tënd ka anemi. ka shumë shkaqe të mundshme të anemisë, përfshirë defiçit të hekurit, mungesë të acidit folik, defiçit të vitaminës B12, ose shkaqe të tjera te lidhura me hemodializen (eshte gjetje normale te keta paciente).

    Per mua, duhet te flisni me mjekun nefrolog per situaten ne te cilen gjendet babai juaj, e te dergoni pergjigjet e analizave te kryera deri tani ne menyre qe te vendose per mjekimin sa me te mire ne rastin tuaj.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje