Fotot e fytit me lythat, warts? apo HPV?
Question
Shikone mjeke e dashur ju lutem, jam ajo qe te kam shkruar per probleme me fytin, a mund te jet hpv
Ngarko Analiza/Foto
Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.
Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.
Answers ( 5 )
Shikoje tek ngarko foton, dhe e sheh
Pershendetje e dashur,
E pashe foton me vemendje foton qe me keni derguar.
I vura re ato formacionet e kuqe me ngjyren e mukozes se fytit.
Ato vertet duken SI warts Apo prej HPV. Biopsia mund ta konfirmoje.
SI trajtim nese nuk ju kane dhene shqetesim, ne pergjithsi largohen vete pas nje kohe.
Ose mund te perdoret krioterapia per ti zhdukur ato. Ne kete rast duhet konsulta me mjekum ORL.
Kontrolle te vazhdueshme duhet te kryhen NGA mjeku ORL dhe infeksionist per te vleresuar ecurine.
Shpresoj tju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani serish nese do keni ndonje problem tjeter.
Dr.Albana
A mund te jen kancerioze ose te shkaktojn kancer, jam shum e shqetsuar vetem po qaj 🙁
Dhe faleminderit shum per pergjigjen tende
Pershendetje,
Tani, te qaret nuk jane zgjidhje per problemin tuaj.
Ideja eshte qe ju duhet te mblidhni forcat dhe te jeni e qarte per hapat qe duhet te ndiqen ne vazhdim.
Ato formacione nuk duken kanceroze e nuk jane. Eshte e vertete qe HPV mund te paraprije problemet kanceroze por jo domosdosmerisht.
Tashti duhet te sqarojme disa gjera te cilat me duket se ju nuk i keni te qarta:
Duke ripare dhe njehere postimin tuaj te meparshem, duhet t’ju sqaroj se:
Ne pergjithsi keto formacione ikin vete. Por duhet te kalojne jave ose vite per tu larguar.
Ndoshta duken te frikshme, por me syrin tim dhe meqe thoni qe mjeku i ka vleresuar jo te rrezikshme, atehere duhet te mendoni pozitivisht, e t’ia lini kohes qe ato te largohen.
Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.
Dr.Albana
Ne fakt gjinekologu ne vitin e kaluar, vetem me sy mi ka pare, dhe nuk me ka then te bej ndonje analiz apo diqka, me ka then se eshte nje lloj tjeter, qe shendrrohet ne kancer, por keto ne fyt nuk jan te njejta sikur ne organin gjenital, keto ne fyt jan disi me te medhaja, prandaj frikesohem, gjithsesi faleminderit shum se te lodha me pyetje por ndihem keq, faleminderit shume .💙
Pershendetje doktore desha te ju them se sot isha tek nje ORL dhe me tha se jan pershkak nyjeve limfatike, biles as qe permendi lytha ose diqka, qeshte dhe tha asgje nuk ke
Pershendetje e dashur,
Fillimisht ju kerkoj ndjese per vonesen per shkak te fluksit online ne keto dite epidemie gripi.
Jam shume e kenaqur qe ORL vertetoi qe nuk ishin gjera serioze.
Gjithsesi ato duhen kohe per te kaluar. Mundohuni te mirembani higjenen e gojes.
Tashti ndoshta jeni duke kaluar ndonje semundje virale, qe ka inflamuar dhe fytin, gjendrat e peshtymes dhe ato limfatike. Ndiqni keshillen e ORL dhe mundohuni te konsultoheni serish edhe ne perfundim te mjekimit.
Me shkruani serish nese do keni ndonje pyetje tjeter per cfaredo problemi shendetsor.
Kalofshi mire. Te shkuara.
Dr.Albana