Frika nga shtatzania

Question

Jam nje vajze 20 vjeqare dhe jam ne lidhje. Poashtu jam aktive ne mardhenie seksuale te mbrojtura. Tri ditet e fundit kam mestruacione te bardha por me ndodh qe kur e fshiej me lecke te terur disa njolla gjaku te zbehura. Pse ndodh kjo, a mund te jete shtatzani sepse jam e frikesuar? Qfar duhet te beje?

Answer ( 1 )

    0
    2024-06-19T19:00:08+00:00

    Pershendetje,

    Monitoro datat e periodave te tua, mbaji shenim. Nese ke vonesa ne cikel, atehere prit 10 dite nga dita e ardhjes se periodave dhe bej nje test shtatzanie.

    Keto mund te jene dhe shenja te infeksionit, per kete ju duhet te beni nje strisho vaginale dhe urine komplet.

    Nderkohe, nese jeni ndier e thate gjate marredhenieve seksuale, kjo thatesi mund te kete shkaktuar ndonje lacerim te lehte te mukozes vaginale qe keni keto shenja.

    Gjithesesi, monitoroni periodat tuaja, dhe vezhgoni shenjat tuaja aktuale e beni analizat e sugjeruara me lart.

    Mund te perdorni Ginestil lavanda per nje larje intra dhe extra vaginale per te lehtesuar shenjat tuaja deri ne daljen e pergjigjeve te analizave.

    Duke ju uruar sherim te shpejte.

Lër një Përgjigje