Gjakderdhje ne Jashteqitje

Question

Pershendetje jam 22 vjeq
Mund te them para 10-12 viteve kam ngren shum fara luledielli dhe si pasoj e tyre kam pasur probleme me Hemeroidet por kam kryer nje operacion dhe me at problem se kam pas e tani
ka rreth 2 vite qe kam probleme me jashtqitje por nuk e kam menduar te rendesishme me ndonje dok.
Kohe me perpara ndodhte qe kisha jashtqitje me gjakderdhje 1-2 her ne muaj maksimum
Po tani mund te them 3 Muajt e fundit pothuajse qdo dit sa her kryej nevojen e shoh qe kam gjakderdhje (Gjaku eshte ngjyre e kuqe e lehte)
Kam edhe diarre
Si dhe tani po e shoh se qdo her po shkon me keq sepse kam
Marramendje te shpehta si dhe ndihem gjithmon shum i lodhur dhe
Para 2 muajve kam qen 115 kg tani kam ren ne 90kg
Deshta nese mundeni me ma dhen nje keshill qfare te bej ose si te veproj
Faleminderit paraprakisht

Answer ( 1 )

    0
    2019-11-04T07:40:40+00:00

    Pershendetje,

    Me ate qe po me thoni, gjakrrjedhja ne jashteqitje eshte si rezultat i hemorrhoideve. Ne rast se keni vuajtur nga kapslleku (konstipacioni), kjo e rendon me shume situaten e hemorrhoideve, duke dhene si rezultat gjakrrjedhje. Per mua, duhet te kontrolloheni me kirurg proktolog ose kirurg i pergjithshem per te vleresuar nese do keni nevoje me teper per nderhyrje apo jo.

    Tani me thoni se keni patur diarrhea. Per mua, ne fillim do keni patur konstipacion i cili ka vijuar me diarrhe. Duhet te ndajme nese keni problem me IBS (zorren e irrituar) apo eshte thjesht crregullime te funksionit te zorreve apo patologji morfologjike e tyre. Ne kete rast, duhet te :

    – konsultoheni me gastrohepatolog
    – kryeni kolonoskopi
    – analize e feceve per parazite
    – kulture e feceve per dizanteri dhe per candida
    – gjak komplet per te vleresuar shkallen e anemise se ardhur si pasoje e gjakrrjedhjes per kohe te gjate
    Edhe mjeku kirurg mund t’ju ndihmoje per ti kryer keto ekzaminime.

    Duhet te merrni nderkohe:
    – Probiotike te tipit te Lamec per te rivendosur funksionin normal te zorreve
    – Tasectan per te lehtesuar diarrhene
    – tretesira rizevendesues te lengjeve dhe elektroliteve te humbur me diarrhe dhe gjakrrjedhje te tipit te PMag

    Per sa i perket renies ne peshe, ajo eshte per 2 arsye:
    – diarrhea
    – anemia si pasoje e gjakrrjedhjes

    te dyja te vazhduara per kohe te gjate e te pa menaxhuara mire.
    Duhet te filloni shtesat e hekurit te tipit te Ferrotec capsula 1 ne dite per te pakten 3 muaj.

    Per mua, konsulte urgjente me kirurgun per te vleresuar situaten si me lart.

    Sherim te shpejte. Me shkruani serish nese do te keni pyetje te tjera.

Lër një Përgjigje