Gjakderdhje nga hunda dhe fyti

Question

Pershendetje

Jam 17 vjeçe dhe sot ne mengjes kur u zgjova filloi te me dilte gjak nga hundet.Me pas me doli gjak dhe nga fyti. Me doli goxha gjak dhe sme kishte ndodhur asnjehere. A duhet te shqetesohem dhe cfare te bej?

Answer ( 1 )

    0
    2022-05-17T09:17:25+00:00

    Pershendetje,

    Per mua duhet te shkoni te mjeku otorinolaringolog (ORL).

    Fakti qe ju ka dale gjak nga hunda ne mengjes, per mua vlen te dyshoje qe i keni patur hundet e bllokuara e ndoshta me kore, te cilat jeni munduar ti hiqni me force. Kjo ka shkaktuar gjakrrjedhje.

    Ne momentin qe keni dashur te ndaloni gjakun duke bllokuar hunden nga jashte, e per fat te keq gjaku nuk eshte ndalur, por ka gjetur rrugen nga goja, Kjo shpjegon qe me pas keni vene re gjakrrjedhje nga goja.

    Per mua, te kontrolloni mukozen nazale per demtime te eneve te gjakut nga ana e specialistit ORL.

    Plus, here tjeter kur te keni hemorragji nga hunda, te perkulni koken perpara, lereni gjakun te rrjedhe. Dhe ushtroni presion ne pjesen e kurrizit te hundes, aty ku fillon kerci e bashkohet me kocken. Numuroni deri ne 30, pastaj ngrini koken. Asnjehere mos e bllokoni hunden me pambuk, pasi kjo nuk ndalon hemoragjine, por do ju shqetesoje me shume pasi gjaku do dale nga goja.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje