Helicobakteri pylori

Question

Pershendetje. Bera nje test gjaku per helicobakterin dhe doli pozitiv. Simptomat qe une kam jane: fryrje barku, gromesima, ndonjehere djegje urthi nga ushqime te veçanta. Cfare me keshilloni?

Answer ( 1 )

    0
    2021-08-19T22:03:36+00:00

    Pershendetje

    Per mua te beni nje fibrogastroskopi per te vleresuar mukozen dhe pathologjite e stomakut, ezofagut dhe duodenit e per te perjashtuar ulcer apo gastrit dhe prezencen e H.pylori ne kete zone.

    Duhet te perjashtojme parazite e zorreve dhe mykun nepermjet analizave te fece parazit dhe candida.

    Regjimi dietik dhe perdorim I antacideve dhe simethicone per djegien e urthit dhe fryerjen e barkut perkatesisht.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje