Hernie Hiatale

Question

Pershendetje! Kam bashkeshortin 30 vjec.Ne vitin 2019 eshte diagnostifikuar me hernie hiatale 4 cm dhe gastrit i lehte. Shaku i vizites ishte te rrahura te shpejta zemre,gromesitje dhe gazra.

Kur ushqehet e ndjen te nevojshme te haje me pak pasi fryhet shume shpejt.

Kohet e fundit edhe gjate gjumit kam vene re se ne momentin qe do e zer gjumi zgjohet  dhe thot se ndjen si bllokim frymemarrje . Brenda minutes ndodh qe i kalon.Jam e shqetesuar qe kjo gjendje ne gjume eshte emocionale apo ndikohet nga hernia hiatale.Gjithashtu pyetja tjeter eshte hernia hiatale ne keto kushte trajtohet me medikamente apo duhet nderhyrje kirurgjikale.Faleminderit dhe pune te mbare ne punen tuaj !

Answer ( 1 )

    0
    2021-10-28T10:41:31+00:00

    Pershendetje,

    E vertete qe hernia hiatale shoqerohet me gastrit. Ama, ky zgjim naten i bashkeshortit tuaj, qe shoqerohet me bllokim te frymemarrjes, mua me ben te mendoj se ai vuan nga refluksi gastroezofageal. Pra, lengu acid i stomakut mund te kaloje retrograd nga stomaku ne ezofag e ndoshta ne rruget respiratore qe i shkakton kete gjendje. Kjo vertetetohet me fibrogastroskopi dhe ekzaminime x-ray nga ana e gastrohepatologut.

    Per mua, te:

    • perdore antacid te tipit Syr.Antacid Mixture apo Hepilor 2 ore pas vakteve te ushqimit
    • haje darken 4 ore para se te fleje
    • haje pak e shpesh
    • eleminoje ushqimet qe i japin hiperaciditet te stomakut

    Me keto permasa te hernies, dhe nese inflamacioni e problemet e refluksit mund te menaxhohen me keshillat e mesiperme, nuk ka nevoje per kirurgji.

    Ne pergjithsi, trajtimi i hernia hiatale behet nepermjet perdorimit te medikamenteve per te qetesuar simptomat e gastritit dhe refluksit. Ne rast se fillojne ti rriten permasat dhe nuk arrihet te menaxhohen keto simptoma, atehere mund te diskutohet per trajtime te tjera si kirurgji apo te tjera alternativa.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje