Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI


Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Hipertensioni në shtatzëni: tensioni i lartë, preeklampsia dhe trajtimi

Permbledhje e shpejte

Hipertensioni ne shtatzani kerkon gjithmone vemendje mjekesore, por jo cdo rritje e tensionit do te thote preeklampsi. Disa gra kane hipertension qe ekzistonte para shtatzanise, ndersa tek te tjera tensioni rritet per here te pare pas javes se 20-te.

Nje presion gjaku prej 140/90 mmHg ose me i larte gjate shtatzanise duhet te vleresohet nga mjeku. Vlera 160/110 mmHg ose me e larte konsiderohet hipertension i rende dhe kerkon vleresim urgjent.

Preeklampsia mund te shfaqet me hipertension dhe proteina ne urine, por proteinuria nuk eshte e domosdoshme ne cdo rast. Ajo mund te diagnostikohet edhe kur hipertensioni shoqerohet me shenja te demtimit te organeve.

Cfare eshte hipertensioni ne shtatzani?

Tensioni i larte i gjakut mund te ekzistoje para shtatzanise ose mund te shfaqet per here te pare gjate saj. Shume gra nuk kane simptoma, prandaj matja e tensionit ne vizitat prenatale eshte nje pjese shume e rendesishme e kujdesit gjate shtatzanise.

Hipertensioni nuk do te thote automatikisht se nena ose femija do te zhvillojne komplikacione. Megjithate, ai rrit rrezikun per probleme si preeklampsia, lindja e parakohshme, problemet me rritjen e fetusit dhe shkeputja e placentes. Per kete arsye duhet monitoruar dhe trajtuar sipas nevojes.

Jo cdo rast mund te parandalohet

Nuk eshte e sakte te thuhet se hipertensioni ne shtatzani eshte gjithmone i parandalueshem. Ajo qe mund te bejme eshte te identifikojme faktoret e rrezikut, te kontrollojme semundjet ekzistuese, te ndjekim rregullisht shtatzanine dhe te perdorim masa parandaluese tek grate qe plotesojne kriteret.

Cilat jane llojet kryesore te hipertensionit ne shtatzani?

Gjendja Kur shfaqet? Cfare do te thote?
Hipertension kronik Ekziston para shtatzanise ose zbulohet zakonisht para javes se 20-te. Tensioni i larte nuk eshte shkaktuar nga vete shtatzania dhe mund te kerkoje trajtim gjate gjithe shtatzanise.
Hipertension gestacional Fillon pas javes se 20-te tek nje grua qe me pare kishte tension normal. Ka hipertension, por ne momentin e diagnozes nuk ka kriteret e nevojshme per preeklampsi.
Preeklampsi Zakonisht pas javes se 20-te, por mund te shfaqet edhe pas lindjes. Hipertensioni shoqerohet me proteinuri dhe/ose shenja te tjera te demtimit te organeve.
Preeklampsi e mbivendosur mbi hipertension kronik Tek nje grua qe kishte hipertension kronik para shtatzanise. Shfaqen shenja te reja qe sugjerojne preeklampsi, jo thjesht nje rritje e zakonshme e tensionit.
Eklampsi Mund te ndodhe gjate shtatzanise, lindjes ose pas saj. Preeklampsia shoqerohet me konvulsione. Eshte urgjence mjekesore.

Cilat vlera te tensionit jane shqetesuese ne shtatzani?

Ne shtatzani, nje nga pragjet kryesore klinike eshte 140/90 mmHg. Nese presioni sistolik eshte 140 mmHg ose me i larte, ose presioni diastolik eshte 90 mmHg ose me i larte, rezultati duhet vleresuar dhe zakonisht konfirmuar me matje te tjera sipas situates klinike.

Hipertension i rende konsiderohet presioni sistolik 160 mmHg ose me i larte, ose presioni diastolik 110 mmHg ose me i larte.

Nje matje e vetme nuk tregon gjithmone te gjithe historine

Tensioni mund te ndikohet nga stresi, aktiviteti fizik, pozicioni i trupit, dhimbja dhe madhesia jo e duhur e manshetes. Nje vlere e larte jo-severe zakonisht duhet rivleresuar. Megjithate, nje vlere ne rangun e hipertensionit te rende nuk duhet neglizhuar ose shtyre per nje vizite te zakonshme.

Cfare eshte preeklampsia?

Preeklampsia eshte nje crregullim serioz i shtatzanise qe zakonisht shfaqet pas javes se 20-te dhe karakterizohet nga hipertensioni i shoqeruar me shenja te tjera qe tregojne se shtatzania po ndikon ne organe ose sisteme te ndryshme te trupit.

Proteinuria, pra prania e nje sasie jonormale proteinash ne urine, eshte nje nga shenjat e mundshme. Megjithate, mungesa e proteinurise nuk e perjashton preeklampsine.

Mjeku mund te dyshoje per preeklampsi kur hipertensioni shoqerohet me nje ose me shume nga keto gjetje:

  • proteinuri;
  • ulje te trombociteve;
  • demtim ose crregullim te funksionit te veshkave;
  • rritje te enzimave te melcise ose shenja te demtimit te melcise;
  • dhimbje te vazhdueshme ne pjesen e siperme te barkut;
  • edeme pulmonare ose veshtiresi ne frymemarrje;
  • dhimbje koke te forte dhe te vazhdueshme;
  • ndryshime te shikimit.

Cfare eshte eklampsia?

Eklampsia eshte shfaqja e konvulsioneve ne lidhje me preeklampsine, kur nuk ka nje shkak tjeter qe i shpjegon ato. Eshte nje komplikacion potencialisht kercenues per jeten dhe kerkon trajtim urgjent ne spital.

Cfare eshte sindroma HELLP?

HELLP eshte nje komplikacion serioz qe mund te lidhet me preeklampsine. Ai perfshin shkaterrim te qelizave te kuqe te gjakut, rritje te enzimave te melcise dhe ulje te trombociteve. Mund te shfaqet me dhimbje ne pjesen e siperme te barkut, nauze, te vjella ose ndjesi te forte semundjeje dhe kerkon vleresim urgjent.

Kur duhet te kerkoni ndihme urgjente?

Telefononi 112 dhe mos prisni nje pergjigje online nese gjate shtatzanise ose pas lindjes keni:

  • konvulsione;
  • humbje te vetedijes;
  • veshtiresi te rende ne frymemarrje;
  • dhimbje gjoksi;
  • dobesi ose mpirje te papritur ne nje ane te trupit, veshtiresi ne te folur ose shenja te tjera te goditjes ne tru;
  • dhimbje koke shume te forte qe nuk largohet, sidomos me turbullim shikimi;
  • dhimbje te forte ne pjesen e siperme te barkut ose nen brinjet e djathta;
  • tension 160/110 mmHg ose me te larte, vecanerisht nese mbetet i tille ne matjen e perseritur ose shoqerohet me simptoma.

Preeklampsia dhe hipertensioni i rende mund te perkeqesohen shpejt. Mos prisni viziten e radhes prenatale kur ka shenja alarmante.

Kush ka rrezik me te larte per preeklampsi?

Preeklampsia mund te shfaqet edhe pa faktore te dukshem rreziku. Megjithate, rreziku eshte me i larte ne disa situata, duke perfshire:

  • preeklampsi ose semundje hipertensive ne nje shtatzani te meparshme;
  • hipertension kronik;
  • semundje kronike te veshkave;
  • diabet tip 1 ose tip 2;
  • semundje autoimune si lupus ose sindroma antifosfolipidike;
  • shtatzani me binjake, trinjak ose me shume fetuse;
  • shtatzania e pare;
  • obezitet;
  • moshe maternale me te madhe;
  • histori familjare te preeklampsise;
  • interval te gjate nga shtatzania e meparshme;
  • shtatzani te arritur me teknika te riprodhimit te asistuar ne disa raste.

Kriteret e sakta per klasifikimin e rrezikut mund te ndryshojne pak midis guideline-ve, ndaj vleresimi duhet bere nga obstetri ose mjeku qe ndjek shtatzanine.

Si diagnostikohet dhe monitorohet hipertensioni ne shtatzani?

Diagnoza nuk bazohet vetem ne simptomat. Ne fakt, shume gra me hipertension ose preeklampsi mund te mos ndjejne asgje ne fillim.

Vleresimi mund te perfshije:

  • matje te perseritura te tensionit arterial;
  • analize urine per proteina;
  • raport proteine/kreatinine ose analiza te tjera te urines kur nevojiten;
  • hemograme dhe numerim te trombociteve;
  • analiza te funksionit te veshkave;
  • analiza te funksionit te melcise;
  • vleresim te rritjes dhe mireqenies se fetusit me ekografi;
  • monitorim te fetusit sipas javes se shtatzanise dhe gjendjes klinike.

Enjtja nuk mjafton per te diagnostikuar preeklampsine

Enjtja e kembeve mund te jete e zakonshme ne shtatzani. Enjtja e papritur e fytyres ose duarve mund te jete me shqetesuese, vecanerisht kur shoqerohet me hipertension, dhimbje koke ose ndryshime te shikimit. Diagnoza e preeklampsise nuk vendoset vetem nga prania e edemes.

Si trajtohet hipertensioni gjate shtatzanise?

Trajtimi varet nga lloji i hipertensionit, vlerat e tensionit, java e shtatzanise, gjendja e nenes, rritja e fetusit dhe prania ose jo e preeklampsise.

Ne udhezimet aktuale, barna qe mund te perdoren ne shtatzani sipas situates klinike perfshijne:

  • labetalol;
  • nifedipine;
  • methyldopa.

Zgjedhja e barit dhe doza duhet te behen nga mjeku. Nuk ekziston nje medikament i vetem qe eshte zgjedhja e duhur per cdo grua shtatzene.

Cilat barna zakonisht shmangen ne shtatzani?

ACE inhibitoret, si enalapril, lisinopril ose ramipril, dhe bllokuesit e receptorit te angiotenzines II, si losartan ose valsartan, zakonisht nuk perdoren gjate shtatzanise per shkak te rrezikut per fetusin.

Nese po merrni nje nga keto barna dhe zbuloni se jeni shtatzene, kontaktoni sa me shpejt mjekun qe ju ka pershkruar terapine ose obstetrin. Mos e zevendesoni vete me nje bar tjeter dhe mos ndryshoni dozat sipas informacionit te marre online.

A duhet gjithmone te lindet femija me heret?

Jo. Koha e lindjes varet nga java e shtatzanise dhe nga gjendja e nenes dhe fetusit. Hipertensioni i kontrolluar mund te monitorohet per nje periudhe, ndersa preeklampsia me shenja te renda ose perkeqesimi i gjendjes mund ta bejne lindjen me te hershme opsionin me te sigurt.

Vendimi merret nga ekipi obstetrikal duke balancuar rrezikun e vazhdimit te shtatzanise me rrezikun e lindjes se parakohshme.

A mund te parandalohet preeklampsia me aspirine?

Aspirina me doze te ulet mund te ule rrezikun e preeklampsise tek disa gra me rrezik te larte, por nuk rekomandohet automatikisht per cdo grua shtatzene.

Guideline te ndryshme perdorin kritere dhe doza paksa te ndryshme. NICE rekomandon aspirine me doze te ulet duke filluar nga java e 12-te tek grate me rrezik te larte ose me disa faktore te moderuar rreziku. ACOG gjithashtu rekomandon profilaksine me aspirine tek grate qe plotesojne kriteret e rrezikut.

Mos e filloni aspirinen vete

Aspirina ne shtatzani duhet perdorur kur ka nje indikacion te qarte dhe pasi eshte vleresuar rreziku individual. Mos filloni aspirine vetem sepse keni lexuar se mund te parandaloje preeklampsine. Flisni me obstetrin ose mjekun qe ndjek shtatzanine.

Organizata Boterore e Shendetesise rekomandon gjithashtu vleresimin e marrjes se kalciumit, sepse suplementimi mund te jete i dobishem per parandalimin e preeklampsise ne popullata ose gra me marrje te ulet te kalciumit. Edhe kjo duhet individualizuar dhe nuk do te thote se cdo grua shtatzene duhet te marre suplement pa vleresim.

Cilat jane komplikacionet e hipertensionit ne shtatzani?

Per nenen

Komplikacionet e mundshme perfshijne:

  • preeklampsi;
  • eklampsi;
  • sindromen HELLP;
  • goditje ne tru;
  • demtim te veshkave ose melcise;
  • edeme pulmonare;
  • shkeputje te placentes;
  • nevoje per lindje te parakohshme ose te planifikuar me heret.

Per fetusin

Hipertensioni dhe semundjet hipertensive te shtatzanise mund te ndikojne ne furnizimin e placentes me gjak. Ne disa raste kjo mund te lidhet me:

  • rritje jo optimale te fetusit;
  • peshe me te ulet ne lindje;
  • lindje te parakohshme;
  • nevoje per monitorim me te shpeshte fetal.

A mund te shfaqet preeklampsia pas lindjes?

Po. Preeklampsia nuk perfundon domosdoshmerisht ne momentin e lindjes. Ajo mund te shfaqet per here te pare pas lindjes, edhe tek gra qe kishin tension normal gjate shtatzanise.

Shumica e rasteve postpartum shfaqen ne ditet e para, por preeklampsia mund te ndodhe edhe disa jave pas lindjes. Per kete arsye, dhimbja e forte e kokes, ndryshimet e shikimit, veshtiresia ne frymemarrje, dhimbja ne pjesen e siperme te barkut ose tensioni i larte pas lindjes nuk duhet te neglizhohen.

Grate qe kane pasur hipertension gestacional ose preeklampsi kane gjithashtu rrezik me te larte per hipertension dhe semundje kardiovaskulare me vone ne jete. Kontrolli i tensionit dhe ndjekja mjekesore duhet te vazhdojne edhe pas perfundimit te shtatzanise.

Pyetje te shpeshta

A eshte tensioni 140/90 i larte ne shtatzani?

Po. Nje presion sistolik 140 mmHg ose me i larte, ose diastolik 90 mmHg ose me i larte, duhet te vleresohet nga mjeku. Nje matje e vetme jo-severe mund te kerkoje konfirmim, por nuk duhet injoruar.

A eshte tensioni 160/110 urgjence ne shtatzani?

Ky eshte rang i hipertensionit te rende. Kerkohet vleresim urgjent, vecanerisht nese vlera mbetet e larte ose shoqerohet me dhimbje koke, probleme me shikimin, dhimbje barku, veshtiresi ne frymemarrje ose simptoma neurologjike.

A mund te kem preeklampsi pa proteina ne urine?

Po. Proteinuria eshte nje kriter i rendesishem, por preeklampsia mund te diagnostikohet edhe pa te kur hipertensioni shoqerohet me shenja te demtimit te organeve ose karakteristika te tjera te renda.

A mund te kem preeklampsi pa simptoma?

Po. Disa gra nuk kane simptoma te dukshme. Prandaj matja e tensionit dhe kontrollet prenatale jane te rendesishme edhe kur ndiheni mire.

A mund te marr aspirine per te parandaluar preeklampsine?

Aspirina me doze te ulet rekomandohet per disa gra me rrezik te larte, por nuk duhet filluar pa rekomandimin e mjekut ose obstetrit.

A largohet hipertensioni gestacional pas lindjes?

Shpesh tensioni normalizohet pas lindjes, por duhet monitoruar. Disa gra vazhdojne te kene hipertension dhe hipertensioni gestacional lidhet me rrezik me te larte per hipertension kronik ne te ardhmen.

A mund te shfaqet preeklampsia pasi kam lindur?

Po. Preeklampsia postpartum mund te shfaqet ne ditet ose javet pas lindjes, edhe nese tensioni ishte normal gjate shtatzanise.

Burimet / Referencat

Informacion mjekesor

Ky artikull eshte informacion edukativ dhe nuk zevendeson kontrollin prenatal, ekzaminimin, diagnozen ose trajtimin individual. Hipertensioni ne shtatzani duhet vleresuar sipas javes se shtatzanise, matjeve te tensionit, analizave, simptomave, barnave dhe gjendjes se nenes dhe fetusit.

Nese jeni shtatzene ose keni lindur se fundmi dhe keni shenja alarmante, mos prisni nje pergjigje online. Kerkoni ndihme urgjente dhe telefononi 112 kur situata eshte emergjente.

Keni nje pyetje jo-urgjente per tensionin ne shtatzani?

Nese nuk keni shenja alarmante dhe deshironi informacion te pergjithshem rreth nje matjeje te tensionit, analizave ose trajtimit qe ju eshte pershkruar, mund t’i dergoni pyetjen ekipit te PyetMjekun.

Bej nje pyetje

Rishikuar nga: Dr. Albana Greca, Mjeke Familjeje

Rishikimi mjekesor: Shtator 2026

Konsultohu me Dr. Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca, mjeke e familjes
Drejtimi mjekesor i PyetMjekun

Dr. Albana Greca

Dr. Albana Greca Sejdini, MBBS, MMedScMjeke e Familjes, Mjeke e Pergjithshme, Autore dhe Studiuese Mjekesore
MBBSMMedScMjeke e Familjes20+ vjet eksperience
20+Vjet eksperience mjekesore
1,400+Pergjigje ne PyetMjekun
2013Aktive ne konsultimin online
Rreth autores

Rreth Dr. Albana Greca

Dr. Albana Greca Sejdini eshte mjeke e familjes, mjeke e pergjithshme, autore mjekesore dhe studiuese me mbi 20 vjet eksperience. Puna e saj perfshin kujdesin paresor, parandalimin, ndjekjen e semundjeve kronike, edukimin e pacienteve dhe komunikimin mjekesor online.Ne PyetMjekun, ajo drejton permbajtjen mjekesore dhe shpjegon simptoma, analiza dhe ceshtje te zakonshme shendetesore ne nje gjuhe te qarte. Qellimi i informacionit eshte t'i ndihmoje lexuesit te kuptojne me mire shendetin e tyre dhe te dine kur duhet te kerkojne vleresim mjekesor.
"Qellimi im eshte ta shpjegoj informacionin mjekesor ashtu si do t'ia shpjegoja nje pacienti ne praktike: qarte, me kujdes dhe pa krijuar frike te panevojshme."Dr. Albana Greca
Pergjegjesite editoriale

Roli ne PyetMjekun

Shkrim mjekesor

Pergatit artikuj dhe pergjigje edukative per kujdesin paresor dhe ceshtjet e zakonshme shendetesore.

Kontroll i saktesise

Kontrollon qartesine, kufizimet dhe sigurine e informacionit para publikimit ose perditesimit.

Edukimi i pacienteve

Perkthen informacionin klinik ne shpjegime praktike qe lexuesit mund t'i kuptojne me lehte.
Formimi profesional

Edukimi dhe Kualifikimet

2000-2006

Studimet ne Mjekesi

Fakulteti i Mjekesise, Universiteti i Tiranes, Shqiperi.
2008-2011

Master i Shkencave Mjekesore, MMedSc

University of Malaya, Fakulteti i Mjekesise, Malajzi, me fokus ne metodologjine e kerkimit dhe epidemiologji.
Fushat e fokusit

Temat Mjekesore

  • Kujdesi paresor dhe mjekesia e familjes
  • Parandalimi dhe kontrolli periodik
  • Semundjet kronike dhe ndjekja afatgjate
  • Diabeti, prediabeti dhe edukimi metabolik
  • Interpretimi edukativ i analizave laboratorike
  • Siguria e barnave dhe perdorimi i tyre
  • Telemjekesia dhe komunikimi me pacientet
  • Edukimi shendetesor ne gjuhen shqipe
Kerkimi shkencor

Telemjekesia ne Kujdesin Paresor

Integrating Telehealth in Primary Care: an Albanian Perspective

Dr. Albana Greca Sejdini eshte bashkeautore e nje studimi mbi perdorimin e telemjekesise ne kujdesin paresor ne Shqiperi. Studimi trajton aksesin, pengesat teknologjike, trajnimin, besimin e pacienteve, privatesine dhe kufizimet e konsultimit pa ekzaminim fizik.Shiko regjistrimin shkencor ne EGPRN
Informacion per edukimPermbajtja e publikuar nga Dr. Albana Greca ne PyetMjekun nuk zevendeson ekzaminimin, diagnozen, receten ose planin individual te trajtimit. Per urgjenca telefononi 112 ose paraqituni ne urgjencen me te afert.

Keni nje Pyetje Shendetesore?

Lexoni rregullat para dergimit. Pyetjet e pranuara mund te publikohen ne forme anonime pas moderimit manual.Lexo rregullat dhe bej pyetjen

Më ndiqni