Infeksion ne fyt

Question

Prsh,

Jam 20 vjec edhe kam problem me bajamet e fytit. Diten e pare kam pasur vetem skuqje edhe me eshte enjtur pjesa e majte. Ne diten e dyte ka fillu me u ba edhe me pika te verdha si qelb por edhe ka filluar edhe pjesa e djathte diten e dyte.

Qe nga mengjesi kam pasur dhimbje koke, temperature, ethe, ligeshtim, dhembje fyti. Sot eshte dita e trete kam filluar me terapi “cefixima neocef 400mg. Deshta me ju pyet nese eshte terapi e sakte kjo ose a duhet tmarr dicka shtese.

 

Answer ( 1 )

    0
    2021-05-05T10:34:07+00:00

    Pershendetje,

    Bajamet e skuqura, me pika qelbi e te zmadhuara jane karakteristike e infeksionit streptokoksik.
    Cefixima eshte nje antibiotik qe mund te perdoret, por zakonisht ne fillojme me antibioke te tipit penicillinave si kombinimi Amoxicillin + ac.Clavulonik.

    Per mua, mbaroni mjekimin me cefixime, beni rikontroll te doktori juaj dhe diskutoni nese duhet te filloni mjekimin e sugjeruar nga une (si me lart).

    Nderkohe, beni gargare me uje te ngrohte e kripe gjate dites e perdorni spray antiseptik oral.
    Mund te perdorni paracetamol apo ibuprofen per dhembjen dhe ethet. Nderkohe, nese nuk do keni shqetesime, do ju keshilloja te perdorni Aspirin 500 mg 2 x gjysme kokrre ne dite per te ulur inflamacionin e lehtesuar ethen. Gjithashtu duhet te merrni vitamina C dhe komplekse vitaminike te tipit ImmuneBiotix per forcim imuniteti.

    Nese nuk do keni permiresim, duhet te beni kulture fyti per koke dhe antibiogramen.

    Ju uroj sherim te shpejte. Me shkruani nese do te keni ndonje shqetesim tjeter.

    Përgjigja më e mirë

Lër një Përgjigje