Informacion

Question

Përshëndetje.

Një pyetje ju lutem. Herë pas here, fillon më merren mendtë, më rrotullohet tavani, Koka më bën miza dhe trupi me behet akull dhe më dalin djersë të ftohta. Gjithashtu më vjen dhe si gjëndje të vjellë. A keni ndonjë ide se çfarë është? Jam 46 vjec, mashkull.

Faleminderit.

Answer ( 1 )

    0
    2019-12-16T09:31:57+00:00

    Pershendetje,

    Gjeja e pare qe do ju rekomandoja eshte te kontrolloni tensionin e gjakut, dhe te mbani shenim vlerat qe do te gjeni per te pare nese ka rritje mbi nivelin e normes. Mund te mi dergoni dhe mua gjetjet e tensionit arterial per nje keshille te metejshme. Plus ju duhet nje vizite me doktorin ORL per te perjashtuar problemet me veshin e mesem.

    Beni dhe analizat e kontrollit baze te Check up prane qendres suaj shendetsore per te vleresuar a keni apo jo anemi? nivelin e sheqerit dhe yndyrnave ne gjak? Nese e keni bere mund te mi dergoni me attach pergjigjet e tyre.

    Nderkohe, mundohuni te jeni me i qete, evitoni perdorimin e shtuar te kafes, apo perdorimin e alkoolit, ushqimeve te mbingarkuara ne kalori.

    Nga ana tjeter, ju keshilloj te perdorni cajin kamomil dhe te merrni Vertiplex 2 here ne dite nga 1 capsule, dhe Vastarol 1 cap ne dreke per 1 muaj. Keto trajtime jane OTC pa recete mjeku.

    Ne pritje te rezultateve te matjeve te tensionit tuaj te gjakut.

    Sherim te shpejte.

Lër një Përgjigje