Interpretimi i analizave te gjakut
Pershendetje doja nje mendim nga ana juaj lidhur me djalin 22 muajsh.Djali ka rreth 3 muaj qe ka filluar cerdhen dhe ka pasur episode te shpesht me temperature e cila i zgjaste 2-3 dite .I kam bere vizita te shpeshta ne te cilat me eshte siguruar qe djali nuk ka ftohje .Ne shtator djali pati nje infeksion ne vesh dhe perdori azitromicin per 4 dite (hera e pare qe perdorja antibiotik),ne fund te tetorit pati bajamet e infektuara dhe mjeku i pershkroi 10 dite antibiotik tricef .Ne diten e 9 te antibiotikut djalit i filloi prape temperatura e cila u be gati 8 dite qe i vazhdonte ne vlerat deri ne 39.6 ,por jo shume e shpeshte gjate dites.(6-12 ore diference).E vizitova perseri djalin dhe pediatria me tha qe nuk shikon asnje problematike dhe fyti duket thjesht i skuqur.Me iniciativen time i bera djalit dje analizat e gjakut dhe pcr ne te cilat verehet nje rritje shume e madhe e leukociteve dhe pcr .Kam vene re edhe enjtje te nyjeve linfatike te qafes ,gjithashtu djali pati edhe rash nga temperatura.Sot i bera djalit nje check up te pergjithshem ,dhe nje test te mononukleozes i cili doli negativ.Diten e sotme djali nuk ka pasur me temperature.Theksoj qe djali ka vetem 10 dite qe mbaroi antiotikun.ne pritje nje pergjigje nga ana juaj.
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Doja tu hidhja nje sy analizave te kryera per te vleresuar gjendjen. Plus doja te dija nese keni bere analize urine komplet dhe urokultura djalit?
Ne pritje te pergjigjes suaj.