Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI


Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"siç është\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Kalkulatori i Dates se Shtatzanise

Kalkulator orientues

Vendosni diten e pare te menstruacioneve te fundit dhe gjatesine mesatare te ciklit. Kalkulatori do te vleresoje daten e pritshme te lindjes, javen e shtatzanise dhe daten e mundshme te konceptimit.

Llogarit daten e shtatzanise

Rezultati bazohet ne nje shtatzani mesatare prej 40 javesh nga dita e pare e menstruacioneve te fundit.

Vendosni diten kur filloi gjakderdhja, jo diten kur perfundoi.
Zakonisht 21-35 dite. Vendosni 28 nese nuk jeni e sigurt.

Te dhenat perpunohen vetem ne shfletuesin tuaj dhe nuk dergohen nga ky kalkulator.

Si llogaritet data e pritshme e lindjes?

Per nje cikel 28-ditor, kalkulatori shton 280 dite, ose 40 jave, nga dita e pare e menstruacioneve te fundit. Kur cikli eshte me i shkurter ose me i gjate, data pershtatet me diferencen nga 28 ditet.

Shembull: ne nje cikel 30-ditor, data e pritshme leviz rreth 2 dite me vone. Kjo formule supozon se ovulacioni ndodh afersisht 14 dite para menstruacioneve te ardhshme, gje qe nuk eshte e sakte per cdo grua ose cdo cikel.

Cfare do te thote “java e shtatzanise”?

Mosha gestacionale numerohet nga dita e pare e menstruacioneve te fundit, rreth dy jave para konceptimit ne nje cikel tipik. Prandaj, kur testi i shtatzanise del pozitiv pas voneses se ciklit, shtatzania zakonisht llogaritet rreth 4 jave dhe jo 2 jave.

Data e konceptimit qe jep kalkulatori eshte vetem nje vleresim. Spermatozoidet mund te mbijetojne disa dite dhe ovulacioni mund te levize nga muaji ne muaj.

Kur rezultati mund te mos jete i sakte?

Llogaritja nga menstruacionet e fundit ka me pak saktesi kur:

  • nuk e mbani mend diten e pare te ciklit te fundit;
  • ciklet jane te crregullta ose ndryshojne shume ne gjatesi;
  • keni pasur gjakderdhje qe mund te jete ngaterruar me menstruacionet;
  • keni perdorur kontracepsion hormonal deri se fundmi;
  • jeni pas lindjes ose ushqeni me gji;
  • shtatzania ka ardhur me IVF, inseminim ose metode tjeter te fertilitetit;
  • data e ekografise ndryshon ndjeshem nga data e menstruacioneve.

Ekografia e hershme eshte me e sakte

Ekografia e tremujorit te pare, sidomos matja e gjatesise koke-vithet para javes 14, eshte metoda me e sakte per konfirmimin e moshes gestacionale. Mjeku krahason ekografine me daten e menstruacioneve dhe vendos daten klinike qe do te perdoret per kontrollet e mepasshme.

Mos e ndryshoni vete daten pas cdo ekografie. Pasi data eshte percaktuar sakte ne fillim, zakonisht nuk ndryshohet nga matjet e mevonshme te rritjes.

Pse ka rendesi data e sakte?

Mosha gestacionale ndihmon ne planifikimin e analizave, ekografive, vaksinave, monitorimit te rritjes dhe kohes se lindjes. Ajo ndihmon gjithashtu kur planifikoni udhetimin me avion gjate shtatzanise.

Nese keni semundje shoqeruese, lexoni edhe informacionin per diabetin gjate shtatzanise, hipertensionin ne shtatzani dhe anemine gjate shtatzanise.

Kalkulatori nuk vlereson urgjencat

Kerkoni kujdes mjekesor nese keni gjakderdhje, dhimbje te forta ose te njeanshme te barkut, te fiket, temperature, rrjedhje lengu, kontraksione te rregullta ose ulje te levizjeve te bebit. Nje date e llogaritur nuk mund te konfirmoje se shtatzania eshte brenda mitres ose se po zhvillohet normalisht.

Pyetje te shpeshta

A eshte data e lindjes nje date e sakte?

Jo. Eshte nje date e pritshme, jo nje takim i garantuar. Shtatzania zakonisht zgjat rreth 37-42 jave nga dita e pare e menstruacioneve te fundit dhe vetem nje pjese e vogel e lindjeve ndodh pikerisht ne daten e parashikuar.

Po nese cikli im nuk zgjat 28 dite?

Vendosni gjatesine mesatare te ciklit. Kalkulatori e zhvendos daten sipas diferences nga 28 ditet. Nese ciklet jane shume te crregullta, mbeshtetuni te ekografia dhe vleresimi i gjinekologut.

Cila date vendoset kur ekografia nuk perputhet?

Kjo varet nga java kur eshte bere ekografia dhe madhesia e diferences. Ekografia e tremujorit te pare ka saktesine me te larte; gjinekologu vendos nese data duhet rishikuar.

A funksionon kalkulatori per IVF?

Jo ne menyre optimale. Per IVF perdoren data e marrjes se vezeve, mosha e embrionit dhe data e transferimit. Ndiqni daten qe ka vendosur klinika e fertilitetit.

A mund ta perdor daten e konceptimit ne vend te ciklit?

Nje date e supozuar nga marredhenia seksuale nuk eshte domosdoshmerisht data e konceptimit. Nese konceptimi njihet sakte nga trajtimi i fertilitetit, perdoret metoda specifike klinike.

Referencat

  1. NHS: Pregnancy due date calculator.
  2. NCBI Bookshelf: Pregnancy Dating.
  3. ACOG Committee Opinion No. 700: Methods for Estimating the Due Date.

Keni paqartesi per javen e shtatzanise?

Shkruani diten e pare te menstruacioneve te fundit, gjatesine e zakonshme te ciklit dhe daten e ekografise. Mos publikoni emer, numer personal, adrese ose dokumente me te dhena identifikuese.

Pyet Mjekun
Shkruar dhe kontrolluar nga mjeku

Dr. Albana Greca, mjeke familjeje, MBBS, MMedSc

Perditesuar me 11 Shtator 2026

Konsultohu me Dr. Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca, mjeke e familjes
Drejtimi mjekesor i PyetMjekun

Dr. Albana Greca

Dr. Albana Greca Sejdini, MBBS, MMedScMjeke e Familjes, Mjeke e Pergjithshme, Autore dhe Studiuese Mjekesore
MBBSMMedScMjeke e Familjes20+ vjet eksperience
20+Vjet eksperience mjekesore
1,400+Pergjigje ne PyetMjekun
2013Aktive ne konsultimin online
Rreth autores

Rreth Dr. Albana Greca

Dr. Albana Greca Sejdini eshte mjeke e familjes, mjeke e pergjithshme, autore mjekesore dhe studiuese me mbi 20 vjet eksperience. Puna e saj perfshin kujdesin paresor, parandalimin, ndjekjen e semundjeve kronike, edukimin e pacienteve dhe komunikimin mjekesor online.Ne PyetMjekun, ajo drejton permbajtjen mjekesore dhe shpjegon simptoma, analiza dhe ceshtje te zakonshme shendetesore ne nje gjuhe te qarte. Qellimi i informacionit eshte t'i ndihmoje lexuesit te kuptojne me mire shendetin e tyre dhe te dine kur duhet te kerkojne vleresim mjekesor.
"Qellimi im eshte ta shpjegoj informacionin mjekesor ashtu si do t'ia shpjegoja nje pacienti ne praktike: qarte, me kujdes dhe pa krijuar frike te panevojshme."Dr. Albana Greca
Pergjegjesite editoriale

Roli ne PyetMjekun

Shkrim mjekesor

Pergatit artikuj dhe pergjigje edukative per kujdesin paresor dhe ceshtjet e zakonshme shendetesore.

Kontroll i saktesise

Kontrollon qartesine, kufizimet dhe sigurine e informacionit para publikimit ose perditesimit.

Edukimi i pacienteve

Perkthen informacionin klinik ne shpjegime praktike qe lexuesit mund t'i kuptojne me lehte.
Formimi profesional

Edukimi dhe Kualifikimet

2000-2006

Studimet ne Mjekesi

Fakulteti i Mjekesise, Universiteti i Tiranes, Shqiperi.
2008-2011

Master i Shkencave Mjekesore, MMedSc

University of Malaya, Fakulteti i Mjekesise, Malajzi, me fokus ne metodologjine e kerkimit dhe epidemiologji.
Fushat e fokusit

Temat Mjekesore

  • Kujdesi paresor dhe mjekesia e familjes
  • Parandalimi dhe kontrolli periodik
  • Semundjet kronike dhe ndjekja afatgjate
  • Diabeti, prediabeti dhe edukimi metabolik
  • Interpretimi edukativ i analizave laboratorike
  • Siguria e barnave dhe perdorimi i tyre
  • Telemjekesia dhe komunikimi me pacientet
  • Edukimi shendetesor ne gjuhen shqipe
Kerkimi shkencor

Telemjekesia ne Kujdesin Paresor

Integrating Telehealth in Primary Care: an Albanian Perspective

Dr. Albana Greca Sejdini eshte bashkeautore e nje studimi mbi perdorimin e telemjekesise ne kujdesin paresor ne Shqiperi. Studimi trajton aksesin, pengesat teknologjike, trajnimin, besimin e pacienteve, privatesine dhe kufizimet e konsultimit pa ekzaminim fizik.Shiko regjistrimin shkencor ne EGPRN
Informacion per edukimPermbajtja e publikuar nga Dr. Albana Greca ne PyetMjekun nuk zevendeson ekzaminimin, diagnozen, receten ose planin individual te trajtimit. Per urgjenca telefononi 112 ose paraqituni ne urgjencen me te afert.

Keni nje Pyetje Shendetesore?

Lexoni rregullat para dergimit. Pyetjet e pranuara mund te publikohen ne forme anonime pas moderimit manual.Lexo rregullat dhe bej pyetjen

Më ndiqni