Keshille, sugjerim per te vepruar per shqetesimet qe has
Pershendetje,
Prej 5 ditesh kam nje temperature jo shum te larte qe leviz ne intervalin 36.8°-37.5°. Rritet dhe bie prap pa nevojen e medikamenteve. Kjo gje shoqerohet edhe me ethe te ftohta (dritherima). Ne gjendje pushimi nuk kam vene re shqetesime te tjera, por ne levizje me ndodh qe kam lodhje, djersitje jo te zakonshme per mua, dhe here here edhe veshtiresi per tu mbushur me fryme. Kjo e fundit me ndodh edhe kur e kam te nevojshme te flas per nje kohe te gjate (per arsye pune) ne pranine e maskes mbrojtese qe eshte e detyrueshme.
E njejta gje me ka ndodhur dhe para 3 – 4 javesh, e cila me beri te dyshoj mos jam prekur nga covid19. Pas testeve te kryera rezultova negative, por grafia tregonte inflamim te mushkerive. Per 7 dite mjeku i familjes me sugjeroi te perdorja antibiotik lebel 750 dhe vit c. Shqetesimet u larguan me marrjen e antibiotikut. Por tani duket sikur jane rikthyer.
Mjeku i familjes nuk po me jep nje zgjidhje si te veproj, ndaj mendova tju drejtohem juve me shpresen qe do marr nje pergjigje me shpresedhenese.
Mbetem ne pritje te pergjigjes suaj!
Holta
Answer ( 1 )
Pershendetje
Per mua duhen analiza gjaku dhe serologjike.
Nje vizite me stetoskop per te vleresuar mushkerive mundesisht te kryer nga nje pneumolog.
Shume e rendesishme te beni disa analiza:
– Gjak komplet dhe formule
– urine komplet
– bilanc biokimike te plote
– d-dimer
– PCR
Per mua e keni gjendje virale jo domosdoshmerisht Covid. Ka shume te tjera te stines. Por duhet te perjashtojme problemet te tjera gjithashtu.
Derisa te konsultoheni me pneumologun, vazhdoni me lengje frutash, caj e vitamina.
Sherim te shpejte. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.
P.s. Mund te kontaktoni direkt me mjekun pneumolog ne link me poshte: