Konsulte per probleme te postcovid te mamase time
I nderuar Doktor,
Mamaja ime u infektua me covid qe prej 1 Shkurt 2021, pas infektimit tim dy dite me pare ( 30 Janar 2021). Ajo pati fillimisht temperature 37 e gjysem e dy vija. Kjo gjendje i vazhdoi per tre dite. Me date 4 Shkurt beri PCR dhe D Dimer te cilat dolen perkatesisht PCR 27.68 dhe D Dimer 1.1. Pneumologja e dispancerise i rekomandoi Tridox 200 mg ne total 20 kokkra 2 x 1, shurup per kolle, dhe Clexan 04 ne total 14 gjilpera dy ne dite. Ajo mori edhe 7 cope te tjera nga nje ne dite. Pas perfundimit te kures mamaja perseriti PCR dhe DDimer qe i dolen 27.21 dhe DDimer 0.53. Pneumologja i rekomandoi Boxon 1 g gjilpere dy ne dite per pese dite dhe Prednisolut 25 mg/L gjilpere ne total 3 gjilpera nga nje ne dite. Mamaja e beri edhe kete kure. Gjate gjithe kesaj koje pas kater diteve te para ajo ka pasur dhe ka nje temperature 35.5 grade dhe duart e kembet i ka te ftohta. Kjo me shqeteson shume, Ne paranteze ju them se mamaja eshte ne moshe 80 vjecare ka kryer dy operacioe ne zemer valvul aorte dhe valvul mitrale si dhe qafa e femurit te djathte. Qe prej 28 Nentor 2019 kur kreu operacionin e zevendesimit te valvules mitrale ajo nuk ka mundur te levize, vec ne shoqerine time dhe te vellait tim. Covid e lodhi shume per tre jave rrjesht ka ngrene shume pak dhe ka pire shume pak, kryesisht uje. Qe prej 4 diteve mamaja qendron me sy te mbyllur, nuk flet edhe ato pak fjale i artikulon me shume veshtiresi. Eshte shume e lodhur, e pergjumur dhe ne pamundesi te te ushqyerit me supera, po i jap Fresubine – integrator ushqimor. Mamaja nuk ishte keshtu gjate Covid, ra menjehere dhe nuk e di se cfare te bej qe te mund te kthehet ne gjendjen e meparshme kur ajo fliste dhe komunikonte lirisht pa probleme. A eshte kjo pasoje e Covid? Mos eshte ishemi truri?Tani po ushqehet pervec Fresubines edhe me leng mishi dhe qumesht. Saktesisht nuk di se cfare do te ishte e pershtatshme per ta ushqyer ne gjendjen e saj. Jam shume e shqetesuar. Ju lutem me ndihmoni. Sot per te eshte dita e 24 e Covid. A zgjat kjo gjendje e saj? Sa?
Ju falenderoj me kohen dhe vemendjen tuaj
Me respkt,
Arta Hoxha
Tirane
Answers ( 2 )
Pershendetje
Per mua, mamaja mund te kete bere insult cerebral. Ju lutem konsultoheni sa me shpejt me neurologun.
Plus, duhet nje bilanc I plote biokimike per te vleresuar jo vetem pcr e d dimer por edhe organet e tjera. Matni nderkohe tensionin e gjakut dhe glicemine, dhe I mbani shenim.
Covid shoqerohet shpesh me diabet apo glicemi te larte qe duhen vleresuar.
Sa I perket ushqyerjes, per mua mund te kete humbje lengjesh e crregullime elektrolitike gjate Covid edhe nga mjekimi I bere. Per kete duhet mjekim parenteral (me serume) por te vleresohet me pare nga neurologu.
Sherim te shpejte.
Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.
Doktoreshe shume faleminderit per pergjigjen. Ju lutem mund te me rekomandoni nje neurolog qe te mund ta kontaktoj e ti tregoj per mamane time?
Cfare analizash duhet ti bej mamase? Analiza biokimike? Gjak komplet? Tensionin e ka pasur normal aritmia 100
Ju faleminderit shume