Kontraceptivet oral

Question

Prsh,

Dua te filloj perdorimin e kontraceptiveve oral. Mirpo momentalisht jam me cikel menstrual, dita e dyte. Un kam lexuar se duhet nisur perdorimi i ktyre pilulave gjat ciklit menstrual per mbrojtje me te shpejte dhe te vazhdoj ashtu….

Mirpo, une qe jam me cikel a paraqet problem ne kontrolle per ti marre kto pilula? A bene mjeku ndonje analize apo i pershkrun pa ndonje kontrolle me te gjate? Jam ne merak pasi nuk e di a te shkoj te mjeku apo nuk bene nese jam me cikel.

Ju lutem nje prgj faleminderit paraprakisht!

Answers ( 3 )

    1
    2019-08-19T19:56:59+00:00

    Pershendetje,

    Kontraceptivet orale mund ti merrni prane mjekut tuaj te familjes ose te konsultorit te gruas. Atje, mjeku do ju shpjegoje si do ti perdorni dhe te gjitha perkujdesjet e duhura.

    Paraprakisht, mund t’ju them se ne:
    – rekomandojme fillimin e tyre diten e pare te ciklit menstrual aty ku tregon shigjeta me nr.1
    – megjithate kjo varet edhe nga lloji i kontraceptivi qe do te perdorni
    – kini parasysh edhe efektet anesore sidomos ato gastrointestinale (te perziera, dhimbje barku, ndonjehere dhe diarre);
    – dhe efekte te tjera te lidhura me ndryshimet hormonale. Nganjehere grate mund te perjetojne dhe hemoragji jashte ciklit menstrual si pasoje e ndryshimeve hormonale te shkaktuara nga kontraceptivi i perdorur.
    – nganjehere mund te vini re dhe shtim ne peshe si rezultat e mbajtjes se ujit (edema) ne trup nga hormonet e perdorura.

    Per mua, te konsultoheni paraprakisht me mjekun e familjes apo te konsultorit te gruas, sepse ai mund ta njohe me mire gjendjen tuaj shendetsore perpara fillimit te terapise me kontraceptive.

    Me shkruani serish nese do te keni ndonje pyetje tjeter.
    Gjithe te mirat.

    0
    2019-08-19T20:00:04+00:00

    Sipas disa leximeve qe bera , a eshte e vertete se mund te fillohet prej dites se pare deri tek e 5 e ciklit , dmth fillimi i pilulave? Dhe a behen analiza apo kontrolla specifike per ti pershkruar kto pilula?

    0
    2019-08-21T17:23:13+00:00

    Pershendetje,

    Po, pilulat ne pergjithsi fillohen diten e pare deri te 3 ose 5 te ciklit.
    Analizat laboratorike behen sipas qellimit per te cilin perdoren keto pilula:
    – nese per prevenimin e shtatzanise se padeshiruar, asnje analize
    – nese keni crregullime cikli, behet kontrolli hormonal (hormonet seksuale, dhe tiroides) dhe analizat e gjakut komplet, e nje balance bazale biokimike,
    — plus vleresohet nese pacientja ka probleme me diabetin apo probleme kardiake.

    Shpresoj t’ju jem pergjigjur pyetjes suaj. Me shkruani serish nese do ju nevojitet ndonje gje tjeter.
    Kalofshi mire.

Lër një Përgjigje