Lidhja e Ftohjes se hershme me Covid-19

Question

Pershendetje,
Jam nje person qe kam kaluar te ftohur shume te rende perpara 25-30 vitesh dhe kam qen shtruar ne spital ne ate kohe per kurim. Ne skaner te mushkerive qe nga ajo kohe kam nje njolle si hije ne mushkeri. Doja te dija rrezikun real qe mund te shkaktohet nga covid-19 ne kete rast? Sepse mesa kam lexuar ne disa vende dhe ne lajme ne TV e dha qe keto persona me nje ftohje te meparshme jane me te mbrojtur. Mund te me ndihmoni me ndonje info ju lutem?
Falmenderit!

Answers ( 2 )

    0
    2020-12-07T11:05:25+00:00

    Pershendetje,

    Koronavirus ka si target te vetin indin e mushkerive. Kjo do te thote qe nese nje person vuan nga semundje te mushkerise eshte me i prirur te infektohet nga ky virus.
    Plus nese keni nje ftohje te vjeter, i bie qe indi i mushkerise te kete cikatrica (ind zevendesues i indit normal te mushkerive por qe nuk kryen funksionin e saj). Funksioni normal eshte perqendruar te pjesa tjeter e mushkerive. Nese sistemi imunitar dobesohet, atehere virusi e ka me te lehte te hyje ne traktin respirator e te shkaktoje semundje.

    Pra, duhet dhe nje sistem imunitar i fuqishem per te parandaluar infeksionin.
    Prandaj dhe ne u kushtojme vemendje higjenes orale, te duarve dhe te trupit; marrjes se mjaftueshme te lengjeve dhe vitaminave dhe ushqyerjes se shendetshme.

    Prandaj sic e shihni, risku i infektimit ekziston por ne shpresojme qe te kaloje sa me lehte.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

    • Sorry, this is a private answer.

        0
        2020-12-12T09:20:25+00:00

        Pershendetje,

        Rrezikimi me i madh eshte edhe te ne bluzat e bardha qe nuk dime se cfare semundje ka pacienti perballe, por qe nuk e quan vizite po nuk i vure stetoskopin sado qe ne keto kohe pandemia vizitat duhet te jene sa me te shkurtra si per ne ashtu dhe per pacientin. Dhe ne prape mundohemi ta bejme viziten e plote vetem per te qetesuar psikologjikisht pacientin.

        Ne rastin tuaj, nuk mendoj se duhet ta lini punen. Ajo qe praktikojme ne ne klinika eshte ajrosja e ambjentit me ajer te paster gje qe jua keshilloj dhe ju.

        Plus, cdo 1-2 ore te dilni per 5-10 min jashte ambjentit ku punoni e thithni ajer te paster me frymemarrje te thelle.

        Besoj qe keto praktika dhe mbajtja e maskes dhe higjenes personale do ju ndihmojne shume ashtu sikurse ne.

        Gjithmone i keshilloj si stafin tim ashtu dhe pacientet te mos i zere paniku apo frika. Kjo eshte nje semundje qe te gjithe do e kalojme. Lusim Zotin te jete sa me lehte, ne mjafton te bejme ate qe na takon. Te qenit psikologjikisht mire do na beje mire te gjitheve.

        Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

        Përgjigja më e mirë
  1. Keshilla shume te vyera.
    Shume faleminderit doktoreshe.

Lër një Përgjigje