Lodhje e vazhdueshme

Question

Përshëndetje. Kam lodhje të vazhdueshme, mjegullim të shikimit, dhe mpirje të duarve dhe këmbëve.Gati çdo ditë zgjohem me fytyrën dhe duart të enjtura.A mund të më thoni të cili mjek duhet të drejtohem? Faleminderit.!

Answer ( 1 )

    0
    2019-09-29T13:41:37+00:00

    Pershendetje

    Megjithese ne nuk dime moshen dhe gjinine tuaj, ne baze te shqetesimeve qe na tregoni, problemet mund te jene te lidhura me zemren, veshkat, tiroiden.

    SI fillim duhet te beni disa analiza si:
    – gjak komplet dhe formule
    – urine komplet
    – SGPT/SGOT
    – azotemi/kreatinemi
    – ERS/PCR
    – Glicemia esell
    – Lipidograma
    – TSH/T3/T4
    – uricemia
    – elektrolitet ne gjak
    – echo abdominale

    Ne fillim.duhet ti drejtoheni kardiologut per vizite dhe per te bere EKG, echo kardiake.
    Nese ska probleme kardiake, duhen vleresuar analizat e gjakut per te zgjedhur nese duhet te shkoni te nefrologun Apo Endokrinologu. Gjithashtu duhet perjashtuar semundjet rheumatologjike.

    Nderkohe, mundohuni te matni tensionin arterial e te mbani shenim rezultatet.

    Shpresoj tju jem pergjigjur pyetjes suaj.

Lër një Përgjigje