Marredhenie seksuale te dhimbshme

Question

Prsh Dr.

Kam kaluar infeksion vaginal dhe qe atehere kam patur dhimbje dhe djegie gjat aktit seksual. Dy heret e fundit jam gjakosur dhe e kuptoj ne cfare vendi ndjej dhimbje ne pjesen e fundme te klitorisit.

Cfare duhet te bej?

 

 

 

Answer ( 1 )

    0
    2022-12-15T11:29:55+00:00

    Pershendetje,

    Per mua, te beni nje kontroll me mjekun gjinekolog, plus strisho vaginale per te vleresuar gjendjen.

    Pastaj, do mendohet per mjekimin e duhur.

    Kam pershtypjen qe mund te keni kruarje vaginale, e mund te perdorni kremin Mycotreat (clotrimazole) ne pjesen e jashtme te vulves, clitoris e vagines. Mjekimi me i pershtatshem pastaj pas ekzaminimeve te siperpermendura.

    Gjithe te mirat.

     

     

Lër një Përgjigje