Me ndihmo.

Question

Doktor kam mamane 70 vjece. Vuan nga dhimbjet e kembeve reumatizem. Nuk fle gjithe naten nga dhimbjet. Me sugjeruan sot Diclopram. Por kam frike nga ndonje efekt anesor. Ajo vuan edhe nga stomaku,tensioni dhe diabeti.

Answer ( 1 )

    0
    2021-01-06T20:09:59+00:00

    Pershendetje

    Shpresoj qe rekomandimi I ilacit eshte nga mjek e jo dikush tjeter. Kjo eshte shume e rendesishme pasi mjeku I nenes suaj e di shume mire historine e saj te semundjes, dhe problemet qe ka e medikamentet qe meet. Te gjitha keto informacione Jane te rendesishme per te filluar mjekimin e ri.

    Ky ilac qe pyesni Diclopram eshte nje kombinim I diclofenac (anti-inflamator) me omeprazole (PPI medikament per mbrojtje ndaj patologjive te stomakut nga perdorimi I diclofenac). Pra, nese ne do ia jepnim vec e vec, ky preparat I ka te dy ne 1 pilule te vetme.

    Diclofenac jep rritje te tensionit, prandaj duhet monitoruar vazhdimisht. Gjithashtu duhet te vezhgoni nese nena juaj ka ndonje simptoma te re.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje