Probleme me Menstruacionet e mungesa e hekurit

Question

Pershenedtje 

Prej shume ditesh kam pasur problem ne lidhje me menstruacionet pasi mu vonuan gati 1muaj e pak dit dhe pasi erdhen po bej gati 15dit qe akoma nuk kan ndaluar por vazhdojn te vin thujse cdo dit ne te njejten orar por vetem gjat dites mos ndoshta ka ndikuar  tek kjo mungesa e hekurit qe kam ne gjak dhe mora disa mjekime sepse po me duken vertet shqetesim dhe nuk di si te veproj me kaq shum dit qe akm vazhdojn njelloj …

Si esht e mundur qe te vin ne nje koh kaq shum te gjat pa ndalur asnje dit ju lutem dua nje prgj se nuk e di ca shqetesimi mund te kem ?

 

Answer ( 1 )

    0
    2021-06-22T08:47:29+00:00

    Pershendetje,

    Me pare dua te di:
    – moshen tuaj?
    – a jeni martuar?
    – a keni femije?
    – kur keni marre ilacet e hekurit (sa kohe prej tani)?
    – a merrni ndonje mjekim tjeter?
    – nese keni analiza te gjakut apo analiza te tjera mi tregoni
    – a ju ka ndodhur e njejta gje dhe me pare?

    Ne pritje te detajeve te kerkuara.
    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje