Mpirje ne anus: a eshte shqetesues?

Question

Pershendetje, jam 19 vjec dhe jam ne shkolle. Qendroj ulur per nje kohe shume te gjate, thuajse gjithe diten dhe kam si tip mpirje ne anus dhe pjesen genitale. Mpirje ose dicka sikur e kam plot ate pjesen. Doja tju pyesja sepse kjo gje me rri pak dite pastaj iken per disa dite dhe me pas me vjen prap, a eshte dicka e keqe sepse kam lexuar shume gjera dhe jam trembur. Po perdor zoloft kunder ankthit qe prej 1 muaji.

Answer ( 1 )

    0
    2021-12-07T19:49:26+00:00

    Pershendetje,

    Qendrimi gjate ulur mund te shkaktoje 2 probleme:

    • shtypje te nervave
    • shtypje te eneve te gjakut

    Te gjitha keto shkaktojne mosfurnizim te mire te gjakut aty lokalisht duke dhene nje ndjesi mpirjeje.

    Per mua, te qenit me shume fizikisht aktive mund t’ju ndihmoje te evitoni kete ndjesi. Pra sa here te keni pushim midis lendeve, mundohuni te levizni e ecni rrotull ne menyre qe te ndihmoni qarkullimin e gjakut dhe cmpirjen e nervave.

    Mund te perdorni krem me permbajtje geshtenje te eger qe e gjeni ne farmaci per te lyer kembet e evituar keto ndjesi krahas aktivitetit fizik.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje