Mpirje nga koci dhe lart i gishtit te madh te kembes

Question
  • Pershendetje! Shpresoj te jeni mire.  Jam nje vajze 21 vjece. Ka dy dite qe me eshte mpire pjesa nga koci  dhe lart i gishtit te madh te kembes , kur e prek ate zone nuk e ndjej mjaftueshem . Jam shum e stresuar ju lutem .

Answers ( 2 )

    0
    2021-07-16T07:17:14+00:00

    Pershendetje,

    Jane disa arsye per kete. Ne fillim, duhet te dime nese keni vrare gjekundi? goditur diku? me dicka?
    Pastaj shihni nese thoi apo shtrati i thoit te ketij gishte eshte skuqur? Apo nese keni kallo ne pjesen e poshtme te gishtit?

    A keni mbajtur kepuce/sandale te ngushta apo qe mund te kene lenduar zonen aty?

    Nese asgje nuk qendron, per mua, konsultohuni me neurologun per te vleresuar me tej gjendjen.

    Per momentin, do ju keshilloja paracetamol dhe magnesium.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

    0
    2021-07-16T23:10:01+00:00

    Po , kam kallo posht gishtit te madh te kembes , dhe nuk kam skuqje.
    Kam pasur probleme me keputet dhe sandalet keto kohe , eshte e vertet.

      0
      2021-07-21T10:16:21+00:00

      Pershendetje,

      Atehere, jo eshte zgjidhja. Duhet te kuroni kallot si fillim me ate solucionin anti-kallo. Asnjehere mos e prisni me gje te mprehte lekuren aty, por lereni te shkrihet avash avash vete.
      Nderkohe gjate dites perdorni krem tipit ESI aloe vera gel per rigjenerimin e hidratimin e lekures aty.

      Mundohuni te vishni kepuce qe te mos ju ngushtojne, ne menyre qe te qarkulloje gjaku mire e te mos behet pengese per dhimbje.

      Ne momentin qe te tilla probleme do te permiresohen, edhe ju do e shikoni qe nuk do e ndjeni me shqetesimet qe keni.

      Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje