Ndezje ne gjunin e djatht te kembes

Question

Pershendetje

Ka qe nje vite qe kam dhimbje ne gjunin e djatht te kembes .Kam bere

inçizim te kembes ku mjeku mka thene se kam ndezje ne gjunin .Duheni te mirni nje ineksion ( KORTIZON ) shqip nuk di se si i thojn .

Edhe kete e kom ber por prap nuk ka susekses .Suqeroj qe ju te me ndihmoni  .
Keni nje foto ku mundeni te hyni ne internet dhe mundeni te shihni inxhizimin e kembes

Ju faleminderit per ndihmen tuaj

Answer ( 1 )

    0
    2022-12-15T10:59:43+00:00

    Pershendetje,

    U mundova te hap portalin tuaj ku jane regjistruar te dhenat e grafise se gjurit, ku vihen re shenjat e bursitis. Ky eshte inflamacion (apo skuqje) te indit te bute rreth gjurit. Nuk ka asgje per tu shqetesuar, pasi mund te jete shenje e reumatizmes ne gju dhe mund te shpjegoje dhimbjet e juaja te gjurit dhe ndoshta dhe veshtiresi ne levizje.

    Po, ne te tilla raste ne rekomandojme injeksion te anti-inflamatoreve (si psh, kortizonik apo acid hyaluronic) ne gju per te ulur inflamacionin. Dhe kjo vendoset pas konsultes me mjekun ortoped.

    Mos u merakosni asgje e keqe nuk ju ndodh pervecse do ndjeni permiresim. Ama injeksionet do jepen me cikle te rregullta ne dite te ndryshme e ju duhet ti respektoni ne maksimum.

    Une do ju rekomandoja dhe perdorimin e suplementeve me baze Glucosamine per te pakten 3 muaj. Per kete mund te keshilloheni edhe me mjekun tuaj atje ku ndodheni.

    Gjithe te mirat.

    Me shkruani nese do keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje