Pyetje per mjekun Neurolog Kriza Epileptike

Question

Pershendetje  desha te bej pyejte rreth krizes epilepsis kam pasur 2 her kriz epileptike  dhe tash jam duke perdorur tegretol 200mg  desha te dij se qfar nuk guzoj te perdor  pasi qe jam duke marr tegretol  .si psh alkool cigare pije energjike kafe etj

Answer ( 1 )

    1
    2021-06-28T10:16:25+00:00

    Pershendetje,

    E kuptoj shqetesimin tuaj.

    Tegretol eshte nje preparat anti-epileptik me permbatje Carbamazepine.
    Nderkohe qe merrni Tegretol, duhet te informoheni sesi medikamentet apo ushqime te ndryshme mund te veprojne ne menyren sesi vepron ky ilac ne organizem.

    Me konkretisht, disa preparate te quajtura inhibitore MAO (isocarboxazid, linezolid, methylene blue, moclobemide, phenelzine, procarbazine, rasagiline, safinamide, selegiline, tranylcypromine) kane efekt negative (deri ne fatalitet) kur perdoren njekohesisht me Tegretol.

    Disa te tjera ndikojne ne largimin e Tegretol nga trupi (sic jane antibiotiket e tipit te makrolideve, rifampyn, etj.)

    Gjithashtu Tegretol mund te pershpejtoje largimin e shume medikamenteve te tjera nga organizmi, duke perfshire, antikoagulantet, nifedipine, etj.

    Tegretol eshte medikament gjumesjelles, pasi shkakton qetesim te sistemin nervor. Perdorimi i alkoolit, drogave si marijuana, antihistaminiket (per alergjine) apo qetesuesit e sistemit nervore, qetesuesit opioide, etj. mund te shkaktoje me shume frenim te sistemit nervor, qe eshte e rrezikshme kur merret dhe Tegretol njekohesisht.

    Prandaj, do ju rekomandoja te rrini larg alkoolit dhe drogerave. Nderkohe nese do ju duhet te merrni keto preparatet e tjera, duhet ti njoftoni mjeket se merrni dhe Tegretol.
    E mira eshte te mbani me vete nje byzylyk dore me shenimin Epileptik, ne menyre qe kurdo e kudo qe te keni ndonje krize epileptike, t’ju japin ndihmen e shpejte ashtu sic duhet.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese do te keni ndonje pyetje tjeter.

    Përgjigja më e mirë

Lër një Përgjigje