Niveli i lartë i eritrociteve

Question

Përshëndetje,jam një vajzë 19 vjeç,dhe para një jave bera analizat dhe e kisha nivelin e eritrociteve 43 kur ne analiza thoshte normal 0 deri 20.Doktori tha qe nuk kam gje  ,me dha vetem disa barna per infeksionrinfeksion urine Por une kam 10 dite qe me fryhen damarët e trupit.Leviz fryrja nga nje krah ne tjetrin,tani kam kembet qe me fryhen dhe me dalin damarët ne siperfaqe.Kam ndonjeherë probleme ne frymëmarrje dhe me dhemb kraharori.Ne qafe sikur me jane fryte damarët dhe mbrapa koke me dhemb shpesh here dhe nje vesh me bene zhurmë  .Dh dua te di nga ju se cfare duhet te bej ,tek cili mjek duhet te shkoj pasi jam shume e shqetesuar.

Answer ( 1 )

    0
    2020-05-10T21:16:17+00:00

    Pershendetje,

    Ne fillim, duhet te kem pergjigjen e plote te analizave te gjakut, ne menyre qe te vleresoj cili parameter eshte rritur e ndryshuar.

    Megjithate edhe pse keni marre mjekim per infeksion, edhe keni keto shenja, mund te shkoni te hematologu per te vleresuar me mire situaten.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje