Regjistrohu Tani

HYRJE NE LLOGARI


Lost Password

Lost your password? Please enter your email address. You will receive a link and will create a new password via email.

Shto postim

Shto nje pyetje.

HYRJE NE LLOGARI


Regjistrohu Tani

Platforma pyet mjekun nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi ose përgjegjësi për ndonjë gabim ose lëshim në përmbajtjen e kësaj faqeje. Informacioni i përmbajtur në këtë faqe ofrohet mbi bazën \\\"siç është\\\" pa garanci për plotësinë, saktësinë, dobinë ose afatin kohor.

Infeksionet urinare të përsëritura: shkaqet, analizat dhe parandalimi

Permbledhje e shpejte

Infeksion urinar i perseritur zakonisht quhet kur ndodhin te pakten 2 episode ne 6 muaj ose 3 episode brenda 12 muajve.

Tek grate, shumica e episodeve jane infeksione te reja te fshikezes dhe jo domosdoshmerisht deshtim i antibiotikut te meparshem. Marredheniet seksuale, spermicidet, menopauza, zbrazja jo e plote e fshikezes, guret dhe disa semundje mund te rrisin rrezikun.

Urokultura eshte vecanerisht e rendesishme kur infeksionet perseriten, sepse ndihmon te konfirmohet se simptomat vijne vertet nga nje infeksion bakterial dhe te percaktohet ndjeshmeria ndaj antibiotikeve.

Parandalimi mund te perfshije hidratim adekuat, trajtimin e faktoreve predispozues, estrogen vaginal pas menopauzes ne raste te pershtatshme, cranberry si opsion me evidence jo perfekte dhe, ne paciente te zgjedhura, methenamine ose profilaksi me antibiotik nen mbikeqyrje mjekesore.

Cfare quajme infeksione urinare te perseritura?

Tek te rriturit, infeksioni urinar konsiderohet i perseritur kur ka:

  • 2 ose me shume episode brenda 6 muajve; ose
  • 3 ose me shume episode brenda 12 muajve.

Infeksioni mund te jete:

  • riinfeksion – nje infeksion i ri, shpesh nga nje bakter tjeter ose nje episod i ri me te njejtin lloj bakteri;
  • relaps – infeksioni rikthehet shpejt pas trajtimit dhe mund te jete shkaktuar nga i njejti mikroorganizem.

Kur simptomat rikthehen shume shpejt pas perfundimit te antibiotikut, sidomos brenda rreth dy javesh, urokultura dhe antibiograma behen vecanerisht te rendesishme.

Pse perseriten infeksionet urinare?

Shumica e cistiteve bakteriale shkaktohen nga bakteret e zones intestinale, vecanerisht Escherichia coli, qe mund te kalojne drejt uretres dhe fshikezes.

Kjo nuk do te thote se infeksioni vjen domosdoshmerisht nga “higjiena e keqe”. Anatomia, aktiviteti seksual, hormonet, zbrazja e fshikezes dhe faktore te tjere ndikojne ne rrezik.

Faktore qe mund te rrisin rrezikun tek grate

  • marredheniet seksuale;
  • perdorimi i spermicideve;
  • histori e infeksioneve urinare te perseritura;
  • ndryshimet hormonale gjate peri-menopauzes dhe pas menopauzes;
  • zbrazje jo e plote e fshikezes;
  • prolaps ose probleme te tjera funksionale te traktit urinar;
  • gure ne veshka ose fshikeze;
  • anomali anatomike te traktit urinar;
  • kateter urinar;
  • disa semundje qe ndikojne imunitetin ose zbrazjen urinare.

Po diabeti?

Diabeti mund ta beje nje infeksion urinar me kompleks, sidomos kur kontrolli i glukozes eshte i dobet ose ekzistojne komplikacione te tjera. Megjithate, jo cdo person me diabet zhvillon UTI te perseritura.

Po tek meshkujt?

Infeksionet e perseritura tek meshkujt kerkojne vleresim me te kujdesshem per probleme si prostata e zmadhuar, retensioni urinar, prostatiti, guret ose anomalite strukturore.

Jo cdo djegie ne urinim eshte UTI

Djegia, urgjenca dhe urinimi i shpeshte mund te shkaktohen edhe nga vaginiti, infeksionet seksualisht te transmetueshme, sindroma genitourinare e menopauzes, gurët, bladder pain syndrome ose probleme te tjera.

Nese kulturat dalin vazhdimisht negative, por simptomat vazhdojne, diagnoza duhet rivleresuar ne vend qe te perseriten vazhdimisht antibiotiket.

Si konfirmohet nje infeksion urinar i perseritur?

Tek nje person me episode te perseritura, urokultura eshte nje nga testet me te rendesishme.

Ajo mund te tregoje:

  • nese ka rritje bakteriale;
  • cili bakter eshte i pranishem;
  • ndaj cilave antibiotike eshte i ndjeshem ose rezistent.

Kur eshte e mundur dhe gjendja klinike e lejon, mostra merret perpara fillimit te antibiotikut.

Nese pacienti eshte shume i semure ose dyshohet pielonefrit ose sepsis, trajtimi nuk duhet vonuar vetem per te pritur rezultatin perfundimtar te kultures.

A mjafton analiza e zakonshme e urines?

Analiza e urines mund te tregoje leukocite, nitrite, gjak dhe shenja te tjera qe mbeshtesin diagnozen, por tek infeksionet e perseritura urokultura jep informacion me specifik.

A duhet te behet gjithmone eko, CT ose cistoskopi?

Jo. Tek nje grua e re me cistit te perseritur tipik dhe pa faktore rreziku, nje hetim i gjere rutine me cistoskopi dhe imazheri zakonisht ka rendiment te ulet.

Hetimet e metejshme mund te jene me te arsyeshme kur ka:

  • infeksione te perseritura te veshkave;
  • gjak te vazhdueshem ne urine;
  • dyshim per gure;
  • veshtiresi ne zbrazjen e fshikezes;
  • retension urinar;
  • funksion renal jonormal;
  • infeksione qe rikthehen shume shpejt me te njejtin mikroorganizem;
  • mikroorganizma jo tipike;
  • pergjigje jo te zakonshme ndaj trajtimit;
  • dyshim per anomali te traktit urinar.

Nje nga ekzaminimet qe mund te perdoret sipas rastit eshte eko e aparatit urinar.

Cfare mund te beni per te ulur rrezikun e perseritjes?

Parandalimi duhet te pershtatet me faktoret individuale te rrezikut.

1. Pini lengje ne menyre adekuate

Nese pini shume pak lengje, rritja e marrjes se ujit mund te ndihmoje.

Studimet kane treguar perfitim sidomos tek grate para menopauzes me UTI te perseritura qe konsumonin me pak se rreth 1.5 litra lengje ne dite.

Kjo nuk do te thote se cdo pacient duhet te pije 2-3 litra me detyrim. Nevoja ndryshon dhe personat me insuficience kardiake, semundje renale ose kufizime te lengjeve duhet te ndjekin keshillen e mjekut.

2. Mos e mbani urinen per periudha shume te gjata

Urinoni kur keni nevoje dhe perpiquni te zbrazni fshikezen normalisht.

3. Rishikoni spermicidet

Perdorimi i spermicideve lidhet me rritje te riskut te UTI tek disa gra. Nese infeksionet perseriten, diskutoni me gjinekologun alternativa kontraceptive.

4. Po urinimi pas marredhenieve seksuale?

Eshte nje mase e thjeshte dhe me risk te ulet, por evidence qe parandalon ne menyre te sigurt UTI eshte e kufizuar. Nuk duhet paraqitur si garanci kunder infeksionit.

5. Shmangni irritimin e panevojshem vaginal

Dushet vaginale dhe produktet irrituese intime zakonisht nuk jane te nevojshme dhe mund te shqetesojne mukozen ose floren vaginale.

UTI nuk eshte prove e higjienes se dobet

Larja agresive e zones intime nuk parandalon domosdoshmerisht infeksionin dhe mund te shkaktoje irritim. Kujdesi normal higjienik eshte i mjaftueshem per shumicen e njerezve.

A ndihmon cranberry ose boronica e kuqe?

Cranberry eshte studiuar per parandalimin e UTI te perseritura.

Evidence moderne sugjeron se produktet me cranberry mund te ulin modestisht rrezikun e infeksioneve simptomatike tek disa gra me UTI te perseritura, por formulimet, dozat dhe permbajtja e proantocianidinave ndryshojne shume midis produkteve.

Prandaj cranberry mund te diskutohet si opsion parandalues, por nuk trajton nje infeksion bakterial aktiv dhe nuk zevendeson antibiotikun kur ai indikohet.

Po D-mannose dhe probiotiket?

D-mannose

D-mannose u promovua per vite si suplement per UTI te perseritura, por nje studim i madh i randomizuar i publikuar ne vitin 2024 nuk tregoi ulje domethenese te episodeve te UTI tek grate qe e merrnin cdo dite.

Per kete arsye nuk do ta konsideroja nje metode te provuar parandalimi dhe nuk duhet t’i premtohet pacientit se parandalon UTI.

Probiotiket

Disa shtame te Lactobacillus jane studiuar, por rezultatet jane te perziera dhe nuk kemi evidence te mjaftueshme per te rekomanduar nje produkt, doze ose kohezgjatje standarde per te gjithe pacientet.

Estrogeni vaginal pas menopauzes

Pas menopauzes, renia e estrogenit mund te ndryshoje mukozen vaginale dhe mikrobiomen lokale dhe te rrise predispoziten per UTI.

Tek grate ne peri-menopauze ose pas menopauzes me UTI te perseritura, estrogeni vaginal ne doze te ulet mund te reduktoje perseritjet dhe rekomandohet nga udhezimet moderne kur eshte i pershtatshem.

Estrogen lokal, jo HRT sistemike vetem per UTI

Estrogeni vaginal vepron kryesisht lokalisht. Terapia hormonale sistemike nuk duhet nisur vetem me qellimin e parandalimit te UTI.

Zgjedhja duhet diskutuar me mjekun, vecanerisht kur ka histori te kancerit te gjirit ose gjendje te tjera ku trajtimi hormonal kerkon vleresim individual.

Cfare eshte methenamine hippurate?

Methenamine hippurate eshte nje antiseptik urinar qe mund te perdoret per parandalimin e UTI te perseritura tek disa gra jo shtatzena, pasi infeksioni aktual eshte trajtuar.

NICE e konsideron nje alternative te mundshme ndaj profilaksise se perditshme me antibiotike kur masat e tjera nuk kane funksionuar ose nuk jane te pershtatshme.

Nuk eshte trajtim per nje episod akut te UTI dhe nuk eshte i pershtatshem per cdo pacient.

Methenamine dhe produktet qe alkalinizojne urinen

Produkte qe e bejne urinen me alkaline, si disa preparate me citrate qe perdoren per lehtesimin e djegies urinare, mund ta ulin efektin e methenamine.

Nese merrni methenamine, diskutoni me farmacistin ose mjekun para se te perdorni preparate te tilla.

Kur perdoret profilaksia me antibiotike?

Antibiotiket profilaktike mund te reduktojne ndjeshem perseritjen e cistitit, por perdorimi afatgjate ka edhe rreziqe:

  • rezistence bakteriale;
  • efekte anesore;
  • reaksione alergjike;
  • ndryshim te mikrobiomes;
  • komplikacione specifike te disa antibiotikeve.

Per kete arsye zakonisht konsiderohen pasi jane provuar masa me pak invazive dhe pasi eshte konfirmuar se episodet jane vertet UTI.

Profilaksia pas marredhenieve seksuale

Nese episodet lidhen qarte me marredheniet seksuale, mjeku mund te konsideroje nje doze antibiotiku pas ekspozimit seksual, ne vend te antibiotikut cdo dite.

Profilaksia e vazhdueshme

Ne raste te zgjedhura mund te perdoret nje doze e ulet antibiotiku per nje periudhe te caktuar. Zgjedhja duhet te bazohet ne kulturat e meparshme, alergjite, funksionin renal, rezistencen lokale dhe efekte anesore.

Po vetetrajtimi?

Disa paciente me UTI te dokumentuara dhe simptoma shume tipike mund te kene nje plan “self-start” te percaktuar paraprakisht nga mjeku.

Kjo nuk do te thote blerje dhe marrje e antibiotikeve ne menyre te pakontrolluar sa here shfaqet djegie urinare.

Fluorokinolonet nuk duhen perdorur rutinore per profilaksi

Antibiotike si ciprofloxacina kane efekte anesore potencialisht serioze dhe kontribuojne ne rezistencen antimikrobiale. Ato nuk duhet te paraqiten si zgjedhje rutine per parandalimin e UTI te perseritura kur ekzistojne alternativa me te pershtatshme.

Baktere ne urine pa simptoma: a duhen antibiotike?

Zakonisht jo tek grate jo shtatzena.

Bakteriuria asimptomatike do te thote se ne urokulture gjenden baktere, por personi nuk ka simptoma te UTI.

Tek grate e shendetshme jo shtatzena, trajtimi me antibiotike zakonisht nuk rekomandohet sepse nuk sjell perfitim dhe mund te rrise rezistencen bakteriale.

Dy nga perjashtimet me te rendesishme jane:

  • shtatzania;
  • disa procedura urologjike invazive ku pritet demtim i mukozes.

Infeksionet urinare te perseritura ne shtatzani

Shtatzania kerkon qasje te vecante sepse UTI dhe pielonefriti mund te kene pasoja me serioze per nenen dhe shtatzanine.

Screening per bakteriuri asimptomatike

Rekomandohet urokulture nje here heret ne kujdesin prenatal, edhe nese gruaja nuk ka simptoma.

Nese urokultura fillestare eshte negative, aktualisht nuk ka evidence te mjaftueshme per te rekomanduar screening te perseritur rutinor ne cdo tremujor tek te gjitha grate.

Nese ka simptoma

Kur nje grua shtatzene ka djegie ne urinim, urgjence ose simptoma te tjera te cistitit, duhet te vleresohet dhe zakonisht kryhet urokulture.

Zgjedhja e antibiotikut behet sipas:

  • urokultures dhe antibiogrames;
  • javes se shtatzanise;
  • alergjive;
  • rezistences bakteriale;
  • faktoreve individuale te pacientes.

Antibiotiket nuk duhet te zgjidhen vetem nga nje liste ne internet.

Po UTI e perseritur gjate shtatzanise?

Pas nje infeksioni te perseritur, obstetri mund te konsideroje profilaksi antimikrobiale per pjesen e mbetur te shtatzanise ne raste te zgjedhura, duke zgjedhur nje antibiotik ndaj te cilit bakteri i izoluar eshte i ndjeshem.

Kur UTI mund te jete infeksion i veshkave ose urgjence?

Kerkoni vleresim te shpejte mjekesor nese simptomat urinare shoqerohen me:

  • temperature te larte;
  • te dridhura;
  • dhimbje ne ane ose ne shpine poshte brinjeve;
  • te perziera ose te vjella;
  • gjendje te pergjithshme shume te keqe;
  • renie te tensionit;
  • urinim shume te paket;
  • perkeqesim te shpejte.

Keto mund te jene shenja te pielonefritit ose sepsis.

Telefononi 112 nese ka konfuzion, humbje vetedijeje, veshtiresi ne frymemarrje, shenja shoku ose gjendje te rende.

Grate shtatzena me temperature, dhimbje ne zonen e veshkave ose gjendje te rende duhet te vleresohen pa vonese.

Pyetje te shpeshta

Sa infeksione urinare quhen te perseritura?

Zakonisht 2 ose me shume UTI brenda 6 muajve ose 3 ose me shume brenda 12 muajve.

Pse me rikthehet infeksioni urinar pas antibiotikut?

Mund te jete nje infeksion i ri, rezistence ndaj antibiotikut, trajtim jo efektiv, nje faktor predispozues si gur ose retension urinar, ose simptomat mund te kene nje shkak tjeter. Urokultura ndihmon ne sqarimin e situates.

A duhet te bej urokulture sa here kam UTI te perseritura?

Urokultura eshte shume e rendesishme per konfirmimin e diagnozes se UTI te perseritura dhe per zgjedhjen e antibiotikut. Mjeku vendos kur duhet kryer ne baze te simptomave dhe historise suaj.

A ndihmon pirja e shume ujit?

Nese pini pak lengje, rritja e marrjes se ujit mund te ule perseritjet. Nuk ka arsye te pini sasi ekstreme dhe personat me kufizim te lengjeve duhet te ndjekin keshillen e mjekut.

A ndihmon cranberry?

Mund te ndihmoje disa gra me UTI te perseritura, por efekti nuk eshte i garantuar dhe produktet ndryshojne. Nuk trajton nje infeksion aktiv.

A ndihmon D-mannose?

Evidence me e re nuk tregon nje perfitim te qarte per parandalimin rutinor te UTI te perseritura, ndaj nuk duhet konsideruar trajtim i provuar.

A ndihmon estrogeni vaginal pas menopauzes?

Po. Tek grate peri-menopauzale ose pas menopauzes me UTI te perseritura, estrogeni vaginal mund te reduktoje perseritjet kur eshte i pershtatshem per pacienten.

A duhet trajtuar urokultura pozitive kur nuk kam simptoma?

Zakonisht jo tek grate jo shtatzena. Bakteriuria asimptomatike trajtohet vetem ne situata te caktuara, ku shtatzania eshte nje nga perjashtimet kryesore.

A duhet te bej eko nese kam UTI te perseritura?

Jo domosdoshmerisht. Tek grate e reja me cistit tipik te perseritur dhe pa faktore rreziku, imazheria rutine zakonisht nuk eshte e nevojshme. Eko mund te kerkohet kur dyshohet per gure, bllokim, retension ose shkaqe te tjera strukturore.

Burimet / Referencat

Informacion mjekesor

Ky artikull eshte per edukim shendetesor dhe nuk zevendeson diagnozen ose trajtimin individual. Simptomat urinare mund te kene shkaqe te ndryshme dhe zgjedhja e antibiotikut duhet te bazohet ne situaten klinike, urokulturen kur indikohet, rezistencen bakteriale, funksionin renal, shtatzanine dhe alergjite.

Mos perdorni antibiotike te mbetur nga nje trajtim i meparshem dhe mos filloni profilaksi afatgjate pa plan te percaktuar nga mjeku.

Keni nje pyetje jo-urgjente per infeksionet urinare?

Nese infeksionet po ju perseriten, mund t’i dergoni pyetjen ekipit te PyetMjekun. Perfshini moshen, simptomat, sa episode keni pasur, rezultatet e urokulturave dhe antibiotiket qe keni perdorur.

Nese ngarkoni urokulture, analize urine ose raport mjekesor, hiqni emrin, daten e lindjes, adresen, numrin personal, numrin e pacientit, barcode dhe te dhena te tjera identifikuese.

Bej nje pyetje

Rishikuar nga: Dr. Albana Greca, Mjeke Familjeje

Rishikimi mjekesor: Shtator 2026

Konsultohu me Dr. Albana GrecaNiveli 5

Dr. Albana Greca, mjeke e familjes
Drejtimi mjekesor i PyetMjekun

Dr. Albana Greca

Dr. Albana Greca Sejdini, MBBS, MMedScMjeke e Familjes, Mjeke e Pergjithshme, Autore dhe Studiuese Mjekesore
MBBSMMedScMjeke e Familjes20+ vjet eksperience
20+Vjet eksperience mjekesore
1,400+Pergjigje ne PyetMjekun
2013Aktive ne konsultimin online
Rreth autores

Rreth Dr. Albana Greca

Dr. Albana Greca Sejdini eshte mjeke e familjes, mjeke e pergjithshme, autore mjekesore dhe studiuese me mbi 20 vjet eksperience. Puna e saj perfshin kujdesin paresor, parandalimin, ndjekjen e semundjeve kronike, edukimin e pacienteve dhe komunikimin mjekesor online.Ne PyetMjekun, ajo drejton permbajtjen mjekesore dhe shpjegon simptoma, analiza dhe ceshtje te zakonshme shendetesore ne nje gjuhe te qarte. Qellimi i informacionit eshte t'i ndihmoje lexuesit te kuptojne me mire shendetin e tyre dhe te dine kur duhet te kerkojne vleresim mjekesor.
"Qellimi im eshte ta shpjegoj informacionin mjekesor ashtu si do t'ia shpjegoja nje pacienti ne praktike: qarte, me kujdes dhe pa krijuar frike te panevojshme."Dr. Albana Greca
Pergjegjesite editoriale

Roli ne PyetMjekun

Shkrim mjekesor

Pergatit artikuj dhe pergjigje edukative per kujdesin paresor dhe ceshtjet e zakonshme shendetesore.

Kontroll i saktesise

Kontrollon qartesine, kufizimet dhe sigurine e informacionit para publikimit ose perditesimit.

Edukimi i pacienteve

Perkthen informacionin klinik ne shpjegime praktike qe lexuesit mund t'i kuptojne me lehte.
Formimi profesional

Edukimi dhe Kualifikimet

2000-2006

Studimet ne Mjekesi

Fakulteti i Mjekesise, Universiteti i Tiranes, Shqiperi.
2008-2011

Master i Shkencave Mjekesore, MMedSc

University of Malaya, Fakulteti i Mjekesise, Malajzi, me fokus ne metodologjine e kerkimit dhe epidemiologji.
Fushat e fokusit

Temat Mjekesore

  • Kujdesi paresor dhe mjekesia e familjes
  • Parandalimi dhe kontrolli periodik
  • Semundjet kronike dhe ndjekja afatgjate
  • Diabeti, prediabeti dhe edukimi metabolik
  • Interpretimi edukativ i analizave laboratorike
  • Siguria e barnave dhe perdorimi i tyre
  • Telemjekesia dhe komunikimi me pacientet
  • Edukimi shendetesor ne gjuhen shqipe
Kerkimi shkencor

Telemjekesia ne Kujdesin Paresor

Integrating Telehealth in Primary Care: an Albanian Perspective

Dr. Albana Greca Sejdini eshte bashkeautore e nje studimi mbi perdorimin e telemjekesise ne kujdesin paresor ne Shqiperi. Studimi trajton aksesin, pengesat teknologjike, trajnimin, besimin e pacienteve, privatesine dhe kufizimet e konsultimit pa ekzaminim fizik.Shiko regjistrimin shkencor ne EGPRN
Informacion per edukimPermbajtja e publikuar nga Dr. Albana Greca ne PyetMjekun nuk zevendeson ekzaminimin, diagnozen, receten ose planin individual te trajtimit. Per urgjenca telefononi 112 ose paraqituni ne urgjencen me te afert.

Keni nje Pyetje Shendetesore?

Lexoni rregullat para dergimit. Pyetjet e pranuara mund te publikohen ne forme anonime pas moderimit manual.Lexo rregullat dhe bej pyetjen

Më ndiqni