Dhimbje koke kur dal jashte ne te ftohte

Question

Pershendetje !
Me fal per pengesen desha te te bej nje pyetje nese mundesh me m’ndihmu , Sa her dal jasht ne te ftoft koka ma n’greh shume te ftoftin e me dhemb shume, po kam shume problem me dal edhe nqoft se asht pak ftoft , a eshte normale A pse mundet me ndodh kjo ?

Answers ( 2 )

    0
    2021-09-02T12:55:24+00:00

    Pershendetje,

    Se pari duhet te di moshen dhe gjinine tuaj? Kjo do ndihmonte te gjenim diagnozen me te sakte.

    Ftohja e kokes me teper flet per probleme rheumatizmale dhe nervore.
    Por me pare duhet te perjashtojme diabetin, apo probleme te tjera kronike (nese keni apo jo?). Dhe te dime emrin e ilaceve qe ndoshta jeni duke marre cdo dite ne menyre te rregullt?
    Anemia duhet gjithashtu te perjashtohet nepermjet analizave te gjakut.

    Per momentin, do ju keshilloja suplemente te vitamines B (B1, B6, B12) dhe magnesium (jo me shume se 300 mg ne dite).

    Gjithe te mirat.
    Ne pritje te pergjigjeve te analizave dhe informacioneve te kerkuara.

    0
    2021-09-10T12:06:32+00:00

    Pershendetje,

    Per moshen dhe gjinine tuaj, do ju rekomandoja te benit disa kontrolle te neurologu per te perjashtuar problemet neurologjike te shtylles se kurrizit.
    Gjithashtu ju duhet te kryeni disa analiza laboratorike per te perjashtuar problemet e ngritura me lart.

    Nga ana tjeter, do ju rekomandoja te mos konsumonit asgje qe mund te demtoje trupin tuaj, duke perfshire pijet energjike, alkoolin apo drogerat duke perfshire edhe ato me te lehtat.

    Pas ekzaminimeve e analizave mund te vleresojme me shume gjendjen tuaj, dhe percaktuar diagnozen tuaj me te sakte.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje