Pershendetje Eritrosedimenti esht 70 a esht i lart

Question

Pershendetje doja tju pyesja per Eritrosedimenti esht 70 a esht i lart jam dhe ne pritje te nje bebi

Answer ( 1 )

    0
    2020-12-07T10:43:37+00:00

    Pershendetje,

    E mira do te ishte te kisha pergjigjen e analizave te plote ne menyre qe te vleresoja dhe parametrat e tjere te gjakut apo urines.

    Ne pergjithsi, eritrosedimenti tregon per nje gjendje inflamacioni apo infeksioni ne trup. Ne pergjithsi, te grate shtatzena, sedimenti rritet me shume se norma per arsye te rritjes se fibrinogjenit dhe nivelit te globulinave. Prandaj, kur ne kerkojme sedimentin, shohim dhe keto 2 parametrat e tjere. Per me shume, grate shtatzena jane te prirur per te pasur infeksione te ndryshme dhe anemi. Prandaj, edhe keto te dyja mund te rrisin sedimentin.

    Ne rastin tuaj, sedimenti 70 duket shume i larte, dhe ka mundesi te keni ndonje infeksion apo dhe anemi te theksuar.

    Gjithe te mirat. Ne pritje te pergjigjeve te plota.

Lër një Përgjigje