Problem gjinekologjik strisho vaginale

Question

Pershendetje !

Kam kryer nje strisho vaginal dhe rezultatet ishin si me posht :

Trichomonas : negativ

Candita : negativ

Gardnerella : pozitiv

Test i KOH : pozitiv

Leukocite : 10-15 fushe

Q-clue : 60%
Baktere : shume

Do doja te pyesja a duhet te shqetesohem dhe ashte dicka serioze ?

Kam kryer nje trajtim sipas recetes se gjinekologut por kam friken qe problemi esht rikthyer pasi ndjej shqetesime te tipit djegie te lehte .
Faleminderit nese pergjigjeni !

Answer ( 1 )

    0
    2021-07-06T04:42:54+00:00

    Pershendetje

    Nuk ka pse te keni frike. Strisho vaginale tregon per infeksion vaginal qe duhet trajtuar. Ne pergjithsi ecuria eshte e mire. Por ndodh qe pacientet te kene nevoje per nje kure te dyte.

    Nese ky eshte rezultati I testit te pare para fillimit te mjekimit te rekomanduar, atehere per mua riperseritje te strishos vaginale per te pare ndryshimin. Pastaj vendoset per mjekimin me tej.

    Nderkohe nese keni vetem 1 partner, duhet qe edhe ai te mjekohet njekohesisht me ju.

    Gjithe te mirat.
    Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

Lër një Përgjigje