Problem me frymarrjen

Question

Pershendetje jam vajze dhe jam 19 vjece kam probleme me frymarrjen dhe kohet e fundit eshte bere edhe me e veshtir te mbushem me fryme. Gjithashtu disa her kam pasur dhimbjet ne kraharor dhe ne anen e majt posht gjoksit si eshte ndjenja cpimi. Gjat gjitha kohes ndihem e lodhur dhe nuk jam mir psikologjikisht mendoj se kam problem pasi kam dhe disa nga simptoma per semundje ne mushkeri. Cfar duhet te bej?

Answers ( 2 )

    0
    2021-03-02T02:01:18+00:00

    Pershendetje

    Per mua si fillim me keto shenja duhet te konsultoheni me mjekun pneumolog per te perjashtuar problemet me mushkerite. Nese dalin te pastra atehere ju duhet te konsultoheni me mjekun kardiolog per te perjashtuar problemet kardiovaskulare.

    Ne varesi te gjendjes, mjeket do ju kerkojne dhe analiza laboratorike.

    Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.

    P.s. mund te vazhdoni komunikimin direkt me mjekun pneumolog duke ndjekur link me poshte:

    Rezervo një takim me mjekun Specialist

      0
      2021-03-03T19:09:37+00:00

      Pershendetje disa nga simptomat qe kam jan probleme me frymarrjen,lodhje pa bere gje,pagjumesi naten dhe deshir per te ndenjur gjithe diten ne krevat dhe te fle,cpim ne bark dhe ne kraharor,dobesi ne trup,deshir per te pire shume uje nga se pija me perpara,urinim I shpesht,disa her kam pas dhe dhimbje ne gjoks she posht gjoksit me anen e poshtme,disa here ne mengjes kam nxjerr dhe nje lloj mukusi ose gellpaz si I thuhet sakt nuk jam e sigurt me ngjyr te erret dhe si kafe dhe t verdh pak t erret,dhimbje koke cdo dite. Mendoj se mund te jet dicka serioze.

    0
    2021-03-10T11:07:56+00:00

    Pershendetje,

    Per mua, duhet te ishit konsultuar me mjekun pneumolog dhe duhet te beni disa analiza laboratorike:

    Gjak komplet dhe formule
    Urine komplet
    Glicemia esell
    HbA1C
    TSH/T3
    Provat e heparit
    Kreatinemi/azotemi
    PCR
    D-dimer
    lipidograma

    Duhen vleresuar rezultatet per nje perfundim te sakte te gjendjes suaj shendetsore.

    Gjithe te mirat. Mi dergoni me foto pergjigjet e ketyre analizave.

Lër një Përgjigje