Problem me sinus

Question

Pershendetje doktor deshta tju bej nje pyetje

po kam dhimbje tballit shum edhe dhembje hundes . Diqysh sikur po e kam koken e trubullt vetem te kjo pjesa e ballit e po nihna kaniher ligsht . Syt i kam shum t’renda mezi i mbaj hapur

Kaniher po bahem marak mos kam najsenn e po du me dit a asht problem me sinus apo mos ka najsen ma keq

Kaloni miir .

 

Answer ( 1 )

    0
    2023-01-06T11:43:25+00:00

    Pershendetje,

    Problemet qe keni me dhimbjen ne balle shoqeruar me problemet e dhimbjes se syve e mezi i mbani hapur kane te bejne me sinuzitin (sinuset). Ama per mua duhet te kontrolloni syte te okulisti pasi dhe problemet me shikimin mund te japin te tilla shqetesime.

    Nderkohe beni nje grafi te sinuseve per te vleresuar gjendjen e per te marre mjekimet e duhura.

    Per momentin, mund t’ju keshilloj te aplikoni Bells Vapour Rub ne pjesen e ballit (pa prekur syte) dhe mbi kraharor e midis shpatullave para se te flini gjume naten. Plus, duhet te beni shpelarje te hundeve me spray Marisol sidomos ne darke para gjumit e ne mengjes pasi zgjoheni.

    Per dhimbjen perdorni paracetamol ose ibuprofen nese nuk keni probleme me tensionin e gjakut.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje