Problem me thonjte

Question

Pershendetje!

Kam kete problem prej kohesh (te pakten 2-3vite) me 2 thonjte e gishtave te medhenj te kembeve por nuk eshte se me bezdisin shpesh.

Ka raste kur here pas here edhe me dhembin kur i prek ose dhe pa i prek me dhembin nga atletet.

Do doja te dij a ka ndonje antibiotik qe mund te marr ne farmaci ose ndonje krem apo dicka tjeter?

Faleminderit!


Ngarko Analiza/Foto

Answer ( 1 )

    0
    2019-04-22T10:54:58+00:00

    Pershendetje,

    E pashe me vemendje foton tuaj. Dhe me te vertete qe thoi duket shume i demtuar.

    Tani qellimi i mjekimit ne rastin tuaj eshte 2:
    – 1. te largojme thoin e demtuar me sa me pak traume (pa kirurgji)
    – 2. te ndihmojne ne parandalimin e fenomenit ne te ardhmen.

    Keshtu qe per disa muaj duhet mjekur dhe gradualisht te ndihmojme qe thoi i ri qe do dale (do e shihni te shtrati) nuk do te jete me i demtuar.

    Duhet te:
    – vishni kepuce qe nuk demtojne (traumatizojne) thoin, te kene hapesire te bollshme
    – do te beni ne darke para se te flini : lani kembet me sapun si ato ne kohe te meparshem (ne i thonin sapun Rrogozhine, pa arome) dhe me uje te ngrohte, i shpelani.
    – pastaj i vendosni ne banjo mari me uje te ngrohte pak uthull dhe sode buke si fillim. Mund te hidhni dhe Esi Tea Tree oil per te ndihmuar ne zbutjen e thoit ne menyre qe ilacet qe do te vendosen te veprojne me mire. Lerini per 20 min ose derisa uje te ftohet.
    – thajini kembet mire, mos i shpelani me uje , por vetem thajini.
    – vendosni ne anet e thoit dhe te shtratit ne fillim Kremin Fusidac-H. Lerine derisa ta thithe vete lekura (do te thahet).

    Keto per 2 jave. Pas 2 javesh me tregoni si do te jete ecuria per te treguar cfare duhet te vazhdoni.

    Gjate ketyre diteve, do te shihni te rrjedhe leng, vetem beni pastrim te mire. Vishni corape pambuku. E mos harroni kepuce te lirshme.

    Sherim te shpejte.

Lër një Përgjigje