Probleme me barkun
Përshëndetje
Jam 30 vjec. Me ka ndodhur me raste episodike re kem ndjesinë sikur me shtrengon dicka ne stomak sikur te gjithë enet e gjakut perqendrohen ne bark nderkohe qe kur me ndodh kjo kam ftohtë tek kembet dhe tek duart. Aq ftohtë kam sa që edhe po shkoj te laj duart me une të ngrohtë prapë ftohem shpejt dhe sikur nuk arrij te mbaj temperaturën norz te trupit. Gjithashtu kam vene re qe edhe kur emocionohem ose kam qoftë dhe një debat të thjeshtë me ndodh serish e njejta gje. Pershtjellohem rreth barkut dhe kam ftohtë ne periferi. Mund te me thoni cfare problemi mund të kem? Kam vuajtur dhe nga sindroma e zorres se irrituar dhe kam pasur probleme edhe me tretjen po nuk di nese mund të ketë lidhje apo jo me kete shqetësim.
Ju faleminderit
Answer ( 1 )
Pershendetje,
Mua me duken si reagime nga nervozizmi apo ankthi ne rastin tuaj. Dhe eshte normale kur ka te tilla ngarkesa emocionesh sidomos perfshirja e traktit tretes.
Per mua, te beni nje kontroll te gastrohepatologu, me fibrogastroskopi per te perjashtuar problemet ulceroze te stomakut. Beni dhe nje kontroll te gjendres tiroide me eko te gjendres tiroide dhe nivelin e hormoneve (TSH, T3, T4).
Nese cdo gje del mire, atehere dominimi i ankthit dhe emocioneve do t’ju ndihmoje te mos keni keto probleme. Pini caj kamomil, mundohuni te evitoni pijet me permbajtje kafeine. Hani vaktet e ushqimit rregullisht, mos lini pa ngrene asnje vakt, qofte edhe nje copez te vogel kore buke thate sa per te mos e lene stomakun bosh.
Gjithe te mirat. Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.