Probleme me kellefet e dhembeve

Question

Pershendetje, para 9 muaj kam bere kellefet e dhembeve zirkon dhe tani njeri nga ato ka infeksion, eshte nje situate qe mund te ndodhe apo eshte pakujdesi e mjekut?

Answers ( 2 )

    0
    2023-05-05T11:50:42+00:00

    Pershendetje,

    Kjo eshte nje situate jo e kendshme per ju, por megjithate ka disa arsye:

    1. me pare dua te di si e kuptoni qe ju jane infektuar? (ka qelb? te skuqur apo?)
    2. ka paciente qe kur vene kellefet e zirkonit mund te hasin ne skuqje te gingivave (mishrave te dhembeve) madje per disa kohe te gjate edhe muaj. Ama keto nuk konsiderohen infeksion por reagim i keq i mishrave te dhembeve ndaj kellefeve te huaj te zirkonit. Eshte nje situate e sikletshme por do pak kohe te kaloje.
    3. Pergjithesisht mjeket dentiste sigurohen qe pacienti te mos kete rrenje te prishura apo me infeksion, pra me pare ato i hapin i pastrojne, bejne grafi per te pare ka vatra infeksioni apo jo. Pastaj vazhdojne punen per te vene kellefet. Prandaj duhet te sigurohemi mire qe kemi te bejme me infeksion apo me skuqje te mishrave qe eshte normale per kellefet e zirkonit.

    Nese do keni per te shtuar ndonje informacion, jeni te mirepritur…

      0
      2023-05-05T11:58:33+00:00

      Jo nuk kam skuqje te mishrave kam vetem dhimbje siper dhembit, kur e prek me dore dhe para se te ve kellefet kam bere grafi dhe nuk me kan thene per te bere mbushje, e theksoj qe mbushje te dhembeve nuk kam bere para se te ve kellefet

    0
    2023-05-13T20:10:25+00:00

    Pershendetje, 

    Per mua, mund te keni probleme me mishrat e dhembeve. Gjithesesi, gjeja me e mire per t’u bere eshte te beni nje rikontroll te dentisti/ja qe ju ka vene kellefet e ndoshta do ju kerkojne te beni dhe nje grafi per te pare pse ndjeni dhimbje te ai dhemb. 

    Nderkohe mbani higjene te gojes, shpelajeni me shpelares goje te tipit Aloe fresh. 

    Gjithe te mirat. 

Lër një Përgjigje