Probleme me lekuren

Question

Përshendetje! Nena ime ka kaluar pra nje viti covid ne gjendje te renduar eshte edhe vaksinuar dy here ka qe ne mars qe i jane shfaqur te skuqura ne kembe qe i japin kruarje te medha sidomos naten kane nisur nga gishtat e kembes pastaj edhe me lart. Mjekim lokal me pomade kortizonik i ka dhene mjeku por e perkeqesuan me shume. Aktualisht nuk merr mjekim nuk vuan nga ndonje semundje pervec imunitetit te dobet dhe ndonjeher tension (nuk ka mjekim te vazhdueshem per tensionin) Ajo nuk leviz dot qe ta dergoj te dermatologu sepse udhetimi me makine e lodh dhe e ze shume.  Mosha eshte 81 vjec.

shume faleminderit

Answers ( 2 )

    0
    2022-05-16T10:12:22+00:00

    Pershendetje,

    Problemet me lekuren e kembes te nenes suaj jane te ngjashem me ate te pacienteve te tjere qe kane marre vaksinen anti- Covid-19. Ne e quajme dermatit atopik.

    Per mua, te beni nje pastrim te kembes me caladerm cleanser. Pastaj te aplikoni krem positon lokalisht 2 here ne dite. Nderkohe gjate dites te vendosni krem ESI Aloe Vera gel (3-4 here ne dite). Vazhdojani per te pakten 2 jave.

    Ne pergjithsi ajo kalon por do pak kohe te pacientet e moshuar.

    Gjithe te mirat. Me shkruani si do reagoje nena me kete mjekim.

  1. Përshëndetje doktoresha! Nena ka reaguar shume mire nga mjekimi. Faleminderit per ndihmen tuaj.

    Përgjigja më e mirë

Lër një Përgjigje