Probleme tensioni apo dicka tjeter

Question

Pwrshendetje.. kam 3 nete qe me del gjumi me nje shqetesim ne trup. Kam ndjesine sikur me bie tensioni dhe sikur me ngadalesohen rrahjet e zemres e ne moment me del gjumi. Kjo me ndodh kur jam e shtrise ne nje ane dhe ne moment ndjej rrahjet e e zemres te rriten dhe sikur me mpihet koka dhe kam ndjesine e gajakut ne hunde por nuk me shperthen. Qetesohem kur shtrihem ne shpine. Cfar duhet te bej ne moment per tu qetesuar?

Answer ( 1 )

    0
    2019-12-27T10:22:23+00:00

    Pershendetje,

    Problemi qe ju referoni duket i lidhur me qendrimin keq gjate nates (posture jo e pershtatshme). Kjo shkakton shtypje te nervave qe dalin nga shtylla kurrizore e shoqerohen me ato ndjesi qe ndjeni gjate nates.

    Shtrirja ne nje ane, ben qe zemra te ndihet me shume ne kafazin e kraharorit dhe prandaj e ndjeni sikur rreh. Ndoshta mund te keni dhe luhatje te tensionit te gjakut, nese keni nje aparat tuajin ne shtepi, mund ta matni ne ato momente.
    Per mua duhet ta matni tensionin edhe gjate dites, e vlerat i shenoni ne nje leter per rivleresim nga mjeku.

    E vetmja gje qe mund te beni ne ato momente, eshte te pini pak uje dhe te ndryshoni pozicion.
    Nderkohe keto dite mund te perdorni suplemente me baze magneziumi e vitaminave te grupit B te tipit te Dival.

    Me shkruani nese keni ndonje shqetesim tjeter.
    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje