Pse me rritet tensioni me kaq shume ilaçe?

Question

Pershendetje!Jam i moshes 63 vjeç i seksit mashkull dhe vuaj nga hipertensioni:Mar keto ilaçe:Norvasc 5 mg,1/2 ne drek pas buke;ATENOLOL 100 mg,nje ne dite;FUROSEMIDE L.F.M. 25 MGL NJE ESELL NE DITE;dIOVAN160 MG,1/2 NE MENGJEZ;magurol , 1/2 NE DARKE:eDHE PSE MAR KAQ SHUME ILACE BRENDA JAVES KAM SHKUAR DY HERE NE UREGJENCE ME TENSION TE LARTE.Mos jane nte pa pershtatshem keto ilaçe?Faleminderit.

Answer ( 1 )

    0
    2022-05-17T09:21:35+00:00

    Pershendetje,

    Ilacet qe merrni jane shume te mira, e normalisht duhet te stabilizojne tensionin tuaj.

    Jane disa arsye qe keni perfunduar me kriza hipertensive ne urgjence:

    1. nuk i keni marre me rregull (keni harruar dhe kjo eshte mese normale). Zgjidhja: merrni ne farmaci nje nga ato kutite e ilaceve dhe cdo dite i ndani ilacet per mengjesin dreken e darken. Keshtu do e dini nese i merrni me rregull apo jo.
    2. problem me stresin. Zgjidhja: duhet te menaxhohet nga vete ju
    3. probleme me qarkullimin e gjakut ne zemer. Zgjidhja: kerkoni mjekut tuaj te familjes apo kardiolog nese duhet te shkruani emer per koronarografi.
    4. probleme me gjendren tiroide. Zgjidhja: te behen ekzaminimet perkatese dhe nese vihen re probleme, duhet te mjekohen nga mjeku endokrinolog.

    Shpresoj t’ju kem ndihmuar.

    Gjithe te mirat.

Lër një Përgjigje