Pse shkaktojn rrezet e diellit marramendje?

Question

Pershendetje, kam pasur raste te marramendjes, ligeshi te trupit, pamundesi levizje ose qendrimi ulur pas nje kohe diku 30 min ne diell, rasti i njejt me eshte perseritur diku 3 her gjat vitit te fundit, kam bere analiza nje kohe para se te me ndodhte nuk kam pasur asnje problem por kur kam qene femije kam qene mungese te vitaminave dhe gjate stines se pranveres e veres me paraqitet ne lekur qe ekspozohet ne diell si form shenjej nen lekur dhe puqerra te imeta, cila mund te jete arsyeja, a eshte diqka serioze a eshte e nevojshme te vizitoj mjekun? Ju faleminderit

Answer ( 1 )

    0
    2022-09-24T01:02:36+00:00

    Pershendetje

    E lexova shqetesimin tuaj, dhe ne fakt Kam disa gjera per te sqaruar.

    Qendrimi ne diell per kohe relativisht te gjate (edhe 30 min) sidomos nen diellin e forte, gjithmone shoqerohet me probleme te tilla. Ne fakt ato Jane shenjat e para te ashtuquajtures “goditje nga dielli”.

    Kjo pasi enet e gjakut te lekures zgjerohen shume, nderkohe qe ndodhin dhe ndryshimet termike ne tru.

    Prandaj qendrimi ne diell per kohe te gjate apo ne pikun e vapes nga ora  11-16 qofte edhe per kohe te shkurter, nuk rekomandohet ne menyre absolute.

    Nderkohe, mundohuni te Pini sa me shume uje e dhalle per ruajtur hidratimin normal te trupit e te shmangni perdorimin e alkoolit.

    Edhe pucrrat e imeta ne lekure Jane shenje e goditjes nga dielli. Nese keni nje foto te tyre ju lutem te mi dergoni.

    Gjithe te mirat.

     

Lër një Përgjigje