Pyes neurologun: ankth, ocd, mpirje te kokes
Pershendetje jam nje vajze 19 vjecare, ma diagnostifikuar me ankth dhe ocd dhe me ka dhene mjeki Zoloft 50 mg te cilin pi e perdor per 5 jave e gjysme. Ne fillim e piva 2 jave 25 mg ,pastaj 50 mg.Doja tju pyesja pak per disa simptoma qe kam te cilat me shqetesojne:
Mpirje te kokes, te fytit
Kam ndjesi sikur jam ne enderr, zhurme ne vesh, shikim i turbullt dhe i ndjeshem nga drites, lodhje dhe me ndodh ndonjehere qe te me flihet shume. Kam pasur dite te mira pra te permirshara por kam dhe dite te keqija me simptoma te medha. Kam marrje mendsh ,dhimje koke ,ndjesi te vjelli, mpirje te gjymtyreve. Doja tju pyesja nese jane efekte anesore, apo simptoma te ankthit te cilat kalojne me kohen? Dhe sa mund te pres te shoh nje permiresim ne keto simptoma?
Answers ( 3 )
Pershendetje,
Ne fakt, gjendja juaj eshte pak delikate dhe e nderlikuar. Vete ankthi jep shenjat qe ju keni. Por nga ana tjeter Zoloft gjithashtu jep te njejtat shenja. Gjithesesi, Zoloft duhet te perdoret per kohe te gjate per te patur efekt.
Ne fakt, per mua eshte e rendesishme te di cfare realisht kerkoni prej mjekimit qe po merrni? Kete pyetje e bej pasi ju thoni qe keni dite ku ndjeheni mire e disa te tjera tmerresisht jo mire. Edhe nje njeri qe nuk ka probleme me ankthin mund te kete keto ndryshime. Per ju, deri ku mendoni apo kerkoni te ndjeni permiresim? Dhe cfare quani ju me permiresim?
Faleminderit. Ne pritje te pergjigjes suaj.
Ajo qe me shqeteson eshte ndjesia e endrres dhe perzierjet qe me shkakton. Dua shume qe te me heqi simptomat fizike ne fakt. Sepse mendimet negative po mundohem ti heq vete.
Ne fakt mua me shqeteson shume ndjesia e te qenit ne enderr, disa dite nuk me ndodh ndersa disa dite po. Disa simptoma me kane ikur avash avash por ka raste qe me rikthehen dhe prandaj jame shqetesuar,sepse nuk e di a jane normale apo duhet te pres dhe pak sa te bej efektin tamam?
Ne fakt e kam shume problem ndjesine e te ndjerit te endrres. Nga mjekimi kerkoj te me ikin simptomat fizike dhe gjithashtu mendimet negative, e di qe mensimet nuk do i heq mjekimi por vetem une. Mundohem shume qe ti largoj sepse frikesohem shume per gjendjen shendetesore.